Aktualitet

Albana Vokshi: Paratë e drogës duan të ndërtojnë kulla te toka e Teatrit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:51 - 14/05/20 |
mapo.al

Ish-deputetja e PD zbërdhen planin kriminal, sipas saj, që synon shembjen e Teatrit Kombëtar. “Paratë e pista të krimit e drogës duan të ndërtojnë kulla betoni në tokën e teatrit”, shkruan Vokshi në një postim në rrjetet sociale.


“Kësaj skeme kriminale do t’i shërbejë edhe vendimi i nesërm i Këshillit Bashkiak për shembjen e Teatrit Kombëtar”, vijoi ajo.


Postimi
Teatri Kombëtar është në rrezik më shumë se asnjëherë nga epidemia e vjedhjes, e grabitjes së pronës publike, nga babëzia për të zhvatur gjithçka që ta jep në dorë pushteti i vjedhur dhe i blerë me paratë e krimit.


Ky është një qark i mbyllur mes qeverisë dhe botës së krimit. Paratë e pista të krimit dhe korrupsionit që zgjedhin qeverinë, parlamentin, pushtetin lokal, kanë vënë në lëvizje vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që të investohen në kulla betoni në tokën e Teatrit dhe në pronën publike pas tij.


Kësaj skeme kriminale do t’i shërbejë edhe vendimi i nesërm i Këshillit Bashkiak për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ky është një vendin që e mbajnë sekret, sepse është një raport i manipuluar, siç ka mashtruar këto 20 vjet Edi Rama opinionin publik, duke na thënë se Teatri rrezikon të shembet. Teatri nuk u shemb as kur gënjeu Edi Rama, as kur ra tërmeti.

Rreziku i vetëm i vjen nga babëzia e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt për të vjedhur. Bashkë me artistët dhe qytetarët do të jemi këtu për t’i bërë rezistencë kësaj hordhie që, në ikje e sipër po përpiqet të na vjedhë pasurinë kombëtare, të na shkatërrojë trashëgiminë kulturore me akte talebanësh dhe të na përdhosë identitetin tonë europian.

#MbroTeatrin 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas