Alban Skënderaj dhe Miriam Cani i habitën të gjithë ndjekësit e tyre kur zbuluan se ishin martuar larg çdokujt dhe gjithçkaje. Përmes disa fotografive të publikuara në profilet përkatëse, dyshja e njohur tregoi se ishin celebruar ashtu sikurse kishin dëshiruar ngahera; në një ceremoni intime në Maldives.
E megjithatë, Albani dhe Miriami duket se nuk do të mjaftohen me kaq. Teksa këngëtari Renis Gjoka e ka uruar Albanin për martesën e ardhur në jetën e tij pas 12 vitesh lidhje, nuk ka ngurruar ta pyesë as për organizimin e një dasme shqiptare.
“Urime! Kur do e djegim?”-e ka pyetur Renisi, ndërkohë që nuk ka mbetur pa një përgjigje. “Shumë shpejt”– ia ka kthyer Albani, duke nënkuptuar se së shpejti çifti i njohur do të bëjë edhe një dasmë ku të pranishëm do të jenë miqtë dhe të afërmit.