Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Albanologji/ A ishte e vonuar tradita e shkrimit shqip?

by ro ot
25/07/2019
in Aktualitet
0

Nga Ndriçim Kulla

Përgjatë gjithë atyre shekujve të nënshtrimit politik e madje dhe kulturor, gjuha shqipe arriti të mbetej gjithnjë e gjallë mes shqiptarëve, madje edhe mes bijve të saj në diasporë, me një kryeneçësi dhe një kreni të atillë, sa të pyetet nëse do të kish ndodhurvallë kështu, pa ekzistencën e asaj force të kontrastit e pa atë rrjedhim psikologjik që kërkon domosdoshmërisht reagimi. Do të qe e pavolitshme në përshkrimin e këtushëm rrëfimi i të gjithë atyre ndodhive, fakteve e dëshmive që e pohojnë diçka të tillë, do të mjaftonte të kujtonim se, për këdo që ka qoftë edhe njohuri elementare për lindjen dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare dhe mendimit shqiptar, është një fenomen konstant dhe i qartë ai që të gjithë shkrimtarët e saj, në pesë shekujt që zgjati pushtimi turk nga njëra anë dhe rrezikui asimilimit të kolonive shqiptare, kudo në dhe të huaj, edhe pse propozonin si qëllimin e tyre themelor ruajtjen e vlerave shpirtërore religjioze të kombit, në mënyrë eksplicite propozonin njëherësh edhe ruajtjen e thesarit të gjuhës kombëtare.



Ndaj, nuk mund të lexohen pa mallëngjim letrat e Bogdanit, ku ai rrëfen peripecitë e bibliotekës dhe dorëshkrimeve të tij (të cilat u mundua t’i fshehë madje edhe nëpër shpella), e që u bënë pre, po aq sa dhe ai vetë, e ndjekjeve dhe reprezaljeve të satrapëve turq, siç shprehet PapasMateoShambra në studimet e veta mbi Bogdanin. Por jo më pak mallëngjyese është të shohësh edhe përpjekjet e shkrimtarëve të tjerë antikë shqiptarë, si p.sh.

Lekë Matranga, të cilët duke dashur t’i kalojnë “kontrabandë” shkrimet e tyre, me qëllimin e madh të ruajtjes së gjuhës, ua paraqisnin ato manjatëve të vet kishtarë, si gjëra shpirtërore shërbimi i të cilave nuk mund të priste kurrsesi.Historia e shkrimit shqip është vetëm një pjesëzë e vogël e historisë së shkrimit, në kuptim terminologjik.

Për shekuj me radhë shkrimi ka qenë jo thjesht një teknokraci e bartjes së kumteve gojore në kumte letrare, por një mjeshtëri, një art i zbatuar. Dorëshkrimet më të hershme origjinale që ruhen në arkivat e Shqipërisë (“Beratinus-1”, shek. VI dhe “Beratinus-2”, shek. IX) çmohen jo vetëm për lëndën ungjillore që përmbajnë, por edhe për vlerat estetike të “bukurshkrimit (kaligrafisë) imperial”.

Sipas vlerësimeve të studiuesve të dorëshkrimeve ungjillore, tradita e të cilave në Shqipëri vijon pa ndërprerje për rreth 15 shekuj me radhë, në zonën ballkanike dhe saktësisht në disa prej qyteteve kryesore shqiptare (Berat, Ohër), ka ekzistuar një shkollë vendore shkruesish (“scribers”). Kjo shkollë ka identitetin e saj në mjeshtërinë e të shkruarit.

Kur flitet për traditën e shkrimit të shqipes dhe thellësinë historike të burimit të saj është e arsyeshme që ky fakt të mbahet në vlerësim. Në një hapësirë ku vërtetohet se shkolla e shkruesve vendës, qoftë të traditës helene, qoftë të traditës latine, ka një të shkuar të largët, konteksti kulturor për shkrime të hershme edhe në gjuhën amtare, jo vetëm ekziston, por është inkurajues.

Nëse në mjedisin shqiptar të periudhës prej paleokrishterimit deri në Rilindjen Evropiane kishte traditë të shkrimit në përgjithësi, siç provohet prej tipologjisë së dorëshkrimeve kishtare që ruhen në arkivat e vendit, ky është një fakt që favorizon edhe besueshmërinë e një tradite të shkrimit në gjuhë amtare para-buzukiane.

Po shtrohet pyetja, a mund të jetë shkruar shqipja, që në shekullin XIII? Ndoshta po. Një nga filologët, ndër më të njohurit e gjithë kohëve, eruditi Faik Konica, është ende më i skajshëm në mendimet e tij. Ai thotë: “Gjuha shqipe duhet të jetë shkruar në shekullin XIII, kur në 1272-në, KarliAnzhu, vëllai më i vogël i Shën Luigjit, mbretit të Francës, u zgjodh mbret i shqiptarëve me kryeqytet Durrësin. Ai dërgoi në Durrës mëkëmbësin e tij, Gazon d’Eshinar, për të organizuar Mbretërinë e Shqipërisë.

Ai duhet të ketë organizuar edhe gjuhën administrative, edhe në shqip”. Por Konica shkruan se fillimet e shqipes së shkruar duhet të jenë që në kohën e normandëve, në shek. XI. Ai thotë që, në shek. XII, gjuha italiane vendëse “ilvolgare” nisi me drojtje të pohojë veten kundrejt latinishtes dhe momenti i parë letrar i njohur në italishte është “Kënga e palaços toskan”, që i përket kësaj periudhe”. Meqë gjithçka ndodhte në Itali, herët a vonë do të kishte jehonë edhe në Shqipëri, kjo na lejon të besojmë se ideja për të shkruar gjuhën e vet, shqiptarëve duhet t’u ketë ardhur nga Italia, nga fundi i shekullit XII.

Ndonjë ditë mund të gjendet një përgjigje përfundimtare, për këtë çështje në arkivat e Vatikanit ose në dokumentet bashkëkohëse të urdhrave Benediktin dhe Domenikan, madje Konica mendon se kjo lloj letërsie shqipe duhet të ketë qenë laike, rrëfime kalorësiake apo përmbledhje historish, sipas modelit të botimit italian “Centenovelleanche”. (127)Këtu duhet theksuar edhepohimi i Eqrem Çabejt se: “Në nëndorin e vitit 1940 N. Borgia më kumtoi në Grotaferata pranë Romës se kishte zbuluar në Arkivin e Vatikanit një dokument në gjuhën shqipe më të vjetër se Buzuku.

Fshehtësinë e zbulimit të tij ky dijetar e mori me vete në varr. Gjurmime të mëtejme nëpër arkivat e Vatikanit e të Propagandës mund të na sjellin ndonjë të papritur në zbulim dokumentesh më të moçme të shqipes.” (128). Të shkruarit e një gjuhe nuk varet nga trillet e këtij apo atij autori; por nga rrethanat historike dhe kulturore në të cilat ajo gjuhë përdoret. Vetë të shkruarit është një lloj komunikimi, ndoshta jo i drejtpërdrejtë, por i destinuar për një publik të shtrirë më tej në hapësirë e në kohë; kjo edhe ngaqë një vepër e shkruar nuk mund të përligjet, qenësisht, veçse nga lexuesi.

Shpesh të shkruarit e një gjuhe nuk është pa lidhje edhe me përvijimin e një vetëdijeje të komunitetit si shtrat i një kulture a qytetërimi të caktuar, për të mos thënë feje; prandaj edhe gjuhë të ndryshme të Evropës dokumentohen me shkrim në periudha historike të ndryshme.Deri më sot, si dokument i parë i shqipes së shkruar është marrë e ashtuquajtura “Formulë e Pagëzimit” e vitit 1462, ndërsa “Meshari” i Gjon Buzukut i vitit 1555 mbahet si i pari libër në këtë gjuhë.

Historianët mendojnë se këto data nuk janë pa lidhje me lëvizjet e Reformës dhe të Kundërreformës në gjirin e krishtërimit evropian, dhe se përpjekja për të shkruar tekste religjioze në një gjuhë të ndryshme nga latinishtja (a greqishtja) shpjegohet me një orvatje të Vatikanit për të reaguar ndaj lëvizjeve të ndryshme qendërikëse që po e troshitnin katolicizmin në Evropë. Në përgjithësi, zgjimi i kulturave lokale pas letargjisë mesjetare nga njëra anë, dhe zhvillimi i shtypshkrimit nga ana tjetër, u treguan vendimtare për t’ua dhënë shkrimin edhe atyre gjuhëve që, deri në atë kohë, kishin mbetur të pashkruara.

Nga kjo pikëpamje, “Meshari” i Gjon Buzukut nuk paraqitet aspak si vepër e vonuar, as jashtë kontekstit, madje edhe po të kihet parasysh se shqipja flitej pikërisht në ato troje ku lufta për supremaci midis kishës së Perëndimit dhe kishës së Lindjes kurrë nuk kish reshtur. Mjaft të krahasohet kjo datë me çka dihet për historinë e dokumentimit të gjuhëve të tjera me histori të përafërt me të shqipes: rumanishtja, për shembull, na dokumentohet prej vitit 1521; për letonishten, shembujt e parë të shkrimit gjenden në një katekizëm të vitit 1585; në një kohë që lituanishtja dëshmohet në përkthimin nga latinishtja të një himni, në vitin 1545; edhe finlandishtja rezulton e shkruar për herë të parë në shekullin XVI; në një kohë që sllovakishtja na dëshmohet jo më herët se viti 1636. Përkundrazi, për një varg gjuhësh të tjera dokumentimi duket të ketë qenë më i hershëm:

si në shekullin XIV për kroatishten e polonishten, në shekullin XII për portugalishten, në shekullin XI për hungarishten e më në fund në shekullin X për sllovenishten.Autorët që kanë analizuar filologjikisht“Mesharin” e Buzukut, si Petrotta, Resuli e Çabej, kanë vënë re se zgjidhjet grafematike të atij shkrimtari janë aq konsekuente sa të lënë shteg të mendohet për një traditë të shkrimit të shqipes që i paraprin Mesharit, edhe pse Buzuku vetë e thekson se është i pari që po e ndërmerr të shkruarit e kësaj gjuhe.

Ndërkohë të tjerë filologë kanë vënë re ngjashmëri, po në trajtimin grafematik të tingujve të shqipes, midis teksteve të autorëve katolikë të Veriut nga njëra anë, dhe autorëve të hershëm arbëreshë, nga ana tjetër. Prandaj edhe albanologët në përgjithësi nuk e kanë përjashtuar mundësinë që shqipja të ketë qenë shkruar përpara Buzukut, në periudhën paraosmane a gjithsesi në kohën e përvijimit sado jetëshkurtër të një vetëdijeje unitare të shqiptarëve, në periudhën e invazionit Osman dhe të qëndresës kundër tij.

Tags: AlbanologjiNga Ndriçim Kulla

JU SUGJEROJME

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut
Aktualitet

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut

03/03/2023
Next Post
FUSHA dhe A.N.K., kompanitë me fitime më pak se 1 mil euro

FUSHA dhe A.N.K., kompanitë me fitime më pak se 1 mil euro

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In