Sunday, May 15, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Albert Kamy: Nga Parisi në Berlin, në kërkim të unitetit të Europës

by mapo.al
06/01/2022
in Kryesore, Mapo Letrare
0

“Në 1955, shkrimtari i madh francez ka mbajtur këtë fjalim në Athinë, në një diskutim për Europën, mes plagëve të vjetra dhe shpresave të reja: “Liria pa kufi është e kundërta e lirisë. Vetëm tiranët mund të ushtrojnë lirinë pa limite; dhe për shembull, Hitleri ishte relativisht një njeri i lirë, i vetmi në të gjithë perandorinë e tij. Por nëse duam të ushtrojmë një liri të vërtetë, nuk mund të ushtrohet vetëm në interes të individit që e ushtron. Liria ka patur gjithmonë si kufi, lirinë e të tjerëve” -Camus

Nëse besojmë se qytetërimi perëndimor konsiston mbi të gjitha në humanizimin e natyrës, domethënë në teknikat dhe në shkencën, Europa jo vetëm ka triumfuar, por forcat që sot e kërcënojnë, kanë huazuar nga Europa perëndimore teknikat dhe ambiciet e saj dhe, në cdo rast, metodën e saj shkencore apo atë të arsyetimit. I parë kështu, qytetërimi europian nuk është i rrezikuar, përvecse nga ndonjë vetëvrasje e përgjithshme. Nëse, e anasjellta, besojmë se qytetërimi ynë është zhvilluar mbi konceptin e qnies humane, ky këndvështrim, që mund të jetë i vlefshëm, con në një përgjigje krejt tjetër. Ndoshta është e vështirë të gjesh një epokë në të cilën numri i njerëzve të poshtëruar të ketë qenë kaq i madh. Megjithatë, nuk do të thoja që kjo epokë përcmon në vecanti qenien njerëzore. Në fakt, njëkohësisht me këto forca, që do t’i quaja të së keqes për të thjeshtësuar gjërat, nuk ka dyshim që përgjatë shekujve është përhapur në mënyrë progresive një reaksion i ndërgjegjes kolektive dhe në mënyrë të vecantë i ndërgjegjes së të drejtave individuale.

Dy luftërat botërore vetëm sa e kanë lodhur pak dhe besoj se është e arsyseshme të përgjigjemi që qytetërimi ynë rrezikohet, në po të njëjtën masë sa, qenia njerëzore sot, kudo e nga pak, poshtërohet.

Këtij dallimi të dobishëm mund t’i shtoj se ne ndoshta mund të ngrejmë pyetjen që, mos vallë pikërisht suksesi i qytetërimit perëndimor në aspektin e vet shkencor, është pjesërisht fajtor për dështimin moral të këtij qytetërimi? Për ta thënë ndryshe, mos vallë, në një farë kuptimi, besimi absolut, i verbër, në fuqinë e arsyes racionaliste – të themi në arsyen karteziane për të thjeshtësuar gjërat, sepse është kjo arsye në qendër të dijes bashkëkohore – është përgjegjës në një farë mase për kufizimin e ndjeshmërisë njerëzore që ka mundur, gjatë një procesi të gjatë për ta shpjeguar, të shkaktojë pak e nga pak këtë degradim të universit personal.

Universi teknik në vetvete nuk është një gjë e keqe, dhe jam absolutisht kundër të gjithë atyre teorive që kërkojnë kthimin tek rrota, apo plugu i tërhequr nga buajt. Por arsyeja teknike, e vendosur në qendër të universit, konsideruar si agjenti mekanik më i rëndësishëm i një qytetërimi, përfundon duke provokuar një lloj perversioni, si tek inteligjenca, ashtu edhe tek zakonet, që rrezikon të cojë në dështim atë për të cilin kemi folur. Do të ishte interesante të përpiqeshim të kuptonim se si e bën këtë.

(…) Cilët janë, mbi të gjitha, elementët që përbëjnë qytetërimin europian? Ju përgjigjem që nuk e di. Megjithatë, secili prej nesh ka një këndvështrim të privilegjuar, sentimental në një farë mënyre, që për më tepër mund të arsyetohet bazuar mbi vëzhgime, e që na bën të preferojmë një prej këtyre elementëve, kundrejt të tjerëve. Sipas meje, qytetërimi europian është pikësëpari një qytetërim pluralist. Dua të them që ai është vendi i diversitetit të mendimeve, të kundërshtimeve, të vlerave që bien ndesh dhe të dialektikës që nuk arrin në një sintezë. Në Europë, dialektika e gjallë është ajo që nuk con në një lloj ideologjie njëkohësisht totalitare dhe ortodokse. Më duket se kontributi më i rëndësishëm i qytetërimit tonë është ai pluralizëm, që ka qenë gjithmonë themeli i nocionit të lirisë europiane. Sot, është pikërisht ky që është në rrezik dhe këtë duhet të përpiqemi të ruajmë.

Shprehja e Volterit, që më duket se ka thënë se “nuk mendoj si ju, por do të luftoja deri në vdekje për t’ju lënë të shprehni mendimin tuaj” është natyrshëm një parim i mendimit europian. Nuk ka dyshim, që sot në planin e lirisë intelektuale, por edhe në plane të tjerë, ky parim vihet në diskutim, sulmohet dhe më duket se duhet mbrojtur. Në lidhje me pyetjen, për të ditur nëse në fund do të shpëtohet dhe nëse në fund e ardhmja do të jetë e jona, sic thuhet, pikërisht këtyre lloj pyetjeve u përgjigjem në të njëjtën mënyrë sic u përgjigjem të tjerave, që i ngre vetvetes në situata të ngjashme. Në disa rrethana, më duket se një njeri mund të përgjigjet: “Kjo gjë është e vërtetë, sipas meje, apo ndoshta e vërtetë. Pra, kjo gjë duhet të jetojë. Nuk është e sigurtë që unë mundem ta bëj të jetojë, nuk është e sigurtë që atë që mua më duket thelbësore, nuk e pret vdekja. Sifdoqoftë, e vetmja gjë që mund të bëj është që të luftoj që të mbesë e gjallë”.

Mendoj se në këtë fazë Europa është e mbyllur në një kuadër të ngurtë, në brendësi të të cilit nuk mundet të marrë frymë. Që nga momenti kur Athina është gjashtë orë nga Parisi, që në tre orë nga Roma shkohet në Paris, dhe që kufijtë ekzistojnë vetëm për doganierët dhe pasagjerët që i nënshtrohen juridiksionit të tyre, jetojmë në një shtet feudal. Europa, që ka qenë fillesa e ideologjive që dominojnë sot botën, e që sot i sheh të kthehen kundër saj, teksa janë mishëruar në vende më të mëdhenj dhe më të fuqishëm industrialisht, kjo Europë që ka patur pushtetin dhe fuqinë që të teorizojë ideologji të tilla, në po të njëjtën mënyrë mund të gjejë forcën për të krijuar konceptet që mund të lejojnë kontrollin apo ekuilibrimin e këtyre ideologjive. Thjeshtë ka nevojë për frymëmarrje, për mënyra të menduari që nuk janë provinciale, ndërkohë që për momentin të gjithë mënyrat tona të të menduarit janë të tilla. Idetë pariziene janë provinciale; edhe ato athiniane, në kuptimin që kemi vështirësi të madhe për të patur kontakte dhe dije të mjaftueshme, duke qenë se idetë tona janë të izoluara në vendet respektivë. E megjithatë mendoj që ky ideal, drejt të cilit të gjithë duam të shkojmë, që duhet ta mbrojmë dhe për të cilin duhet të bëjmë të pamundurën, nuk do të realizohet shumë shpejt. “Sovraniteti” për shumë kohë ka vënë shkopinj në të gjithë rrotat e historisë ndërkombëtare. Do të vazhdojë ta bëjë. Plagët e luftës janë ende shumë të hapura, shumë të dhimbshme për të shpresuar që kolektiviteti i kombeve do të bëjë atë përpjekje, të cilën vetëm individë superiorë janë në gjendje ta bëjnë, e që konsiston në dominimin e ndjenjave. Pra, psikologjikisht ndodhemi përballë pengesave që e bëjnë të vështirë realizimin e këtij ideali. Thënë kjo, duhet luftuar për të kapërcyer pengesat dhe për të bërë Europën, më në fund Europën, ku Parisi, Athina, Roma, Berlini do të jenë qendrat nevralgjike të një perandorie të mesme, e që do të luajë rol në historinë e të nesërmes. Rezerva e vogël që do të paraqes është si vijon. Eshtë thënë se nuk mund të përballet nga pikëpamja intelektuale problemi i të ardhmes europiane, që nuk mund të reflektohet deri sa nuk kemi atë strukturë të cilës mund t’i referohemi. Ajo që dua të them është: ne duhet të përballemi me problemin, t’u japim përmbajtje vlerave europiane, edhe pse Europa nuk do të bëhet nesër. Më goditi pak shembulli që dëgjova. Ju thatë: “Gjermania, kur nuk ishte e bashkuar, nuk ishte një fuqi”. Eshtë e vërtetë. Madje, duhet të themi se pjesa më e madhe e ideologjive bashkëkohore janë formuar mbi ideologjinë gjermane të shekullit XIX, dhe që të gjithë filozofët gjermanë që kanë bërë të lindë ajo formë e re mendimi, i paraprijnë bashkimit gjerman, natyrisht nëse konsiderojmë që bashkimi gjerman u realizua në 1871. Pra, është e mundur të ndikosh mbi një qytetërim, edhe në gjendjen e braktisjes dhe varfërisë ku ndodhemi.

Roli i intelektualëve dhe shkrimtarëve është në një farë kuptimi ai i vazhdimit të punës në fushën e tyre, të përpiqen të shtyjën rrotën e historisë, nëse mund ta bëjnë e nëse kanë kohë. (…) Liria pa kufi është e kundërta e lirisë. Vetëm tiranët mund të ushtrojnë lirinë pa limite; dhe për shembull, Hitleri ishte relativisht një njeri i lirë, i vetmi në të gjithë perandorinë e tij. Por nëse duam të ushtrojmë një liri të vërtetë, nuk mund të ushtrohet vetëm në interes të individit që e ushtron. Liria ka patur gjithmonë si kufi, lirinë e të tjerëve. Dua të shtoj që ajo ekziston dhe ka një kuptim vetëm nëse limitohet nga liritë e të tjerëve. Një liri që sjell vetëm të drejta, nuk do të ishte liri, por vetëm tirani. Por, nëse sjell të drejta dhe detyrime, është një liri që ka përmbajtje dhe mund të jetohet. Pjesa tjetër, liria pa limite nuk jetohet dhe ka si cmim vdekjen e të tjerëve. Liria me limite është e vetmja gjë që bën të bashkëjetojnë atë që e ushtrojnë dhe ata në favor të të cilëve ushtrohet.

(fragmente A. Kamy,1955)

Tags: Albert KamyBERLINparisiuniteti i Europës

JU SUGJEROJME

Presidenti, shanset më të mira zgjidhja e keqe
Kryesore

Presidenti, shanset më të mira zgjidhja e keqe

15/05/2022
Zelenski: Pavarësisht masakrave, jam i gatshëm për bisedime me Putin në Ukrainë
BE

Eurovision/ Zelensky i bën thirrje Europës të votojë për këngën e Ukrainës

14/05/2022
Atentati në Lezhë/ Shënjestra sa ishte kthyer nga Belgjika, telefonoi vetë policinë
Kronikë

Atentati në Lezhë/ Shënjestra sa ishte kthyer nga Belgjika, telefonoi vetë policinë

14/05/2022
Gruaja në Vlorë gjen kocka njeriu brenda grumbullit të dheut
Aktualitet

Atentat në Lezhë, qëllohet me armë drejt një makine

14/05/2022
Next Post
Trazira në Kazakistan

Trazira në Kazakistan

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Ushtria ruse godet me raketa rajonin e Lviv
  • Presidenti, shanset më të mira zgjidhja e keqe
  • Djali vret nënën me thikë dhe i vë flakën banesës
  • Babai gjen të varur brenda në banesë vajzën e tij
  • Sot është afati i fundit për të dorëzuar emrat e kandidatëve të rinj për president

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In