Aktualitet

Albin Kurti: Aksioni në Mitrovicë ka përfunduar, mediat serbe mbrojnë krimin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:08 - 13/10/21 |
mapo.al

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksionit të policisë së Kosovës në nivel vendi kundër kontrabandës.






nëpërmjet një postimi në Facebook Kurti bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë.


Reagimi i plotë
“Herët në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri).







Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensaive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale.




Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë.



Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë.” 

1


Etiketa:

Pas