Wednesday, May 18, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Albin Kurti akuza Avdullah Hotit: Jeni qeveri në ikje, ndalni keqshpenzimet

by mapo.al
12/03/2021
in Aktualitet, Rajoni
0

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar me akuza ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti.

Nëpërmjet një analize të bërë në rrjetin social “Facebook”, Kurti tregon dy drejtimet e keqmenaxhimit nga ana qeverisë Hoti, “qeveria në ikje” siç edhe ai e quan, ndërsa i bën thirrje që të ndërpresë emërimet.

Gjithashtu Kurti i bën thirrje autoriteteve që të ndalet keqpërdorimi i parasë publike.

Reagimi i plotë:

Ndalni rekrutimet, nominimet dhe keqshpenzimet e parasë publike

Që nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që e shpalli anti-kushtetuese qeverinë Hoti dhe e dërgoi vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, qeveria në ikje u tregua shumë aktive në dy drejtime:

  1. Keqshpenzim të buxhetit nën maskën e përballjes me pandeminë, por kryekëput me synimin e ndikimit në mbështetjen elektorale. Vaksinat si parandaluesi kryesor i shpërndarjes së pandemisë nuk janë siguruar ende, ndërsa nuk dihet koha e fillimit të vaksinimit as sot e kësaj dite, një vit pas shpalljes së pandemisë, ndërkohë që kanë vazhduar me miratim të shpronësimeve për autostrada! Do t’i mungojnë buxhetit të vendit dhe qeverisë së re, mjete shumë të rëndësishme financiare që do ishin përdorur kryesisht për të garantuar stabilizim sa më të shpejtë të aktivitetit ekonomik.
  2. Emërime të përditshme nëpër pozita drejtuese të personave të afërt me pushtetin, me synimin që edhe përkundër humbjes së qeverisjes, të sabotojnë punën e qeverisë në ardhje duke i lënë ‘barrë’ të punës me drejtues që nuk janë pjesë e qeverisjes së re por potencial i pengimit të saj. Vrapi pas intervistimeve, nominimeve, rekrutimeve dhe emërimeve nëpër ndërmarrje publike (si në menaxhment të tyre ashtu edhe nëpër borde), agjencione ekzekutive, rregullatorë, klinika, apo drejtori e departamente ministrish nuk po ka të ndalur.

Dua të bëj shumë të qartë si për qeverisjen në ikje, ashtu edhe për personat që me ose padashje janë bërë pjesë e këtij keqpërdorimi të madh, se:

  1. Çdo intervistim, nominim, rekrutim apo emërim duhet të ndërpritet menjëherë dhe të mos vazhdojë deri në votimin e qeverisë së re. Secili emërim i nënshkruar pas rrëzimit të qeverisë anti-kushtetuese do të anulohet që në javën e parë të qeverisjes, dhe kjo vetëm mund të dëmtojë personat e përfshirë.
  2. Secili vendim që ka nënkuptuar shpenzim të pakontrolluar të parasë publike pas rrëzimit të qeverisë anti-kushtetuese do të auditohet dhe për çdo keqpërdorim do fillohen procedurat normale të kërkimit të përgjegjësisë.

E ndjej të domosdoshme të rikthesoj që vetëm institucionet e reja që burojnë nga vullneti i zgjedhjeve të 14 shkurtit kanë mandat të sigurojnë avancimin e institucioneve publike, përfshirë këtu edhe ndërmarrjet e rëndësisë së veçantë dhe rregullatorët apo agjencionet ekzekutive.

Tags: Albin KurtiAvdullah HotiKosove

JU SUGJEROJME

Sinoptikanët parashikojnë se do të ketë rritje temperaturash
Aktualitet

Sinoptikanët parashikojnë se do të ketë rritje temperaturash

18/05/2022
Ukraina fillon gjyqin/ Ushtari i parë rus, që po gjykohet për krime lufte
Bota

Ukraina fillon gjyqin/ Ushtari i parë rus, që po gjykohet për krime lufte

18/05/2022
Historia vazhdon, urbanin e lë goma te “21 Dhjetori”
Aktualitet

Historia vazhdon, urbanin e lë goma te “21 Dhjetori”

18/05/2022
A po e hetoni Berishën? Kraja përplaset me Ballën: Ligji juaj s’më lejon të flas
Aktualitet

A po e hetoni Berishën? Kraja përplaset me Ballën: Ligji juaj s’më lejon të flas

18/05/2022
Next Post
Bilanci i rënduar – 705 raste të reja me koronavirus dhe 17 viktima në 24 orët e fundit

Shifrat mbeten të larta, 681 raste të reja dhe 16 viktima nga koronavirusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Rama entuziazmon tifozët e Romës, zbulon porosinë e kryeministrit Draghi
  • Sinoptikanët parashikojnë se do të ketë rritje temperaturash
  • Dhjetë fakte që nuk i dini për “Mbretëreshën e Virgjër”!
  • Ukraina fillon gjyqin/ Ushtari i parë rus, që po gjykohet për krime lufte
  • Historia vazhdon, urbanin e lë goma te “21 Dhjetori”



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In