Kryesore

Albin Kurti: I dërgova letër Edi Ramës, por nuk mora kurrë përgjigje





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:33 - 28/04/20 |
mapo.al

Për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, Tirana zyrtare ka heshtur. Kryeministri, Albin Kurti i pyetur për këtë çështje tha se nuk mund komentonte para se Tirana të thyente heshtjen.


“Nuk kanë heshtur të gjithë. A nuk duhej të pyesni ata pse kanë heshtur? Thyeja njëherë atyre heshtjen dhe pastaj po flas për atë që ata thonë.  Le të flasin njëherë ata, jemi dy shtete të një kombi apo jo?”, deklaroi z. Kurti gjatë intervistës në ‘Ilva Now’.


Kryeministri i Kosovës tha se në një letër dërguar homologut të tij të Shqipërisë, kryeministrit Edi Rama për mbajtjen e një takimi të përbashkët në kohën e pandemisë, tha se nuk kishte marrë kurrë ndonjë përgjigje.


Lideri i VV-së tha se për këtë takim i ka shkruar vetëm z. Rama dhe asnjë zyrtari tjetër madje për një takim të mundshëm kishte vënë në dijeni dhe Kryetaren e Kuvendit në Kosovë, Vjosa Osmani si dhe Presidentin Hashim Thaçi.


“Gjatë pandemisë ministritë e Shëndetësisë kanë komunikuar dhe kanë shkëmbyer përvoja dhe materiale. Diku nga mesi i muajit mars i kam shkruar kryeministrit Rama dhe i kam thënë që duke qenë se nuk po mund ta bëjmë dot takimin e dy qeverive, i kam thënë që të mbajmë një takim Rama-Meta-Ruçi dhe unë, Osmani dhe Thaçi. Për të diskutuar për pandeminë, por nuk mora përgjigje asnjëherë për këtë gjë’, deklaroi z. Kurti.


Etiketa: ,

Pas