Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid.
Kurti i bëri komentet në një mbledhje të Qeverisë të premten, ku u miratua edhe programi qeverisës 2021-2025.
“Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha Kurti.
Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se, Kurti është shprehur se në dialog me Serbinë hynë vetëm për një marrëveshje që siguron njohje reciproke.
“Do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur e të barabartë me Serbinë, me marrëveshje të njohjes reciproke“- tha ai.