Kryesore

Albin Kurti për Teatrin Kombëtar: Nga kjo humbje do të vijë fitorja





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:42 - 17/05/20 |
mapo.al

Kryeministri i Kosovës në detyrë dhe njëherazi lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar të Tiranës.


Përmes një statusi në Facebook, Kurti ka thënë se i mbështet artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën Teatrin Kombëtar prej një periudhe mjaft të gjatë.


Kurti ka thënë se duhet mbrojtur kultura në çdo cep, pasi ndër vite është shtypur me diktatura të ndryshme.


“Ne duhet të jemi mbrojtësit e çdo cepi të kulturës sonë. Një pjesë e saj na është vjedhur nga pushtuesi serb – 1.200 artefakte kulturore të Kosovës. Një pjesë tjetër na është shtypur e ndrydhur nga diktatura e ideologji, na është sulmuar nga akademitë e fqinjëve, na është shitur e rrënuar prej paditurisë zyrtare a korrupsionit institucional”, thotë Kurti.


Më tej thekson se “arkiva e një populli, kujtesa e tij, duhet të mbahet e paprekur nga regjimet. Kultura është krijuar nëpër historitë e regjimeve, por në thelb të saj është krijimtaria dhe aderimi i një populli”.

Kurti konsideron se, shembja e Teatrit në Tiranë ka ndodhur si pasojë e interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave. Kurti thekson gjithashtu se nga kjo humbje do të nxirren mësime dhe prej saj do të vijë fitorja.

“Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave.

I përshëndes dhe i mbështes tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar. Kur ndodhin humbje, ngjarjen sa edhe vetë humbja, e shënon në histori rezistenca. Në rezistencë mësojmë, e meqë nuk i harrojmë ato mësime, ata që sot përfitojnë, nesër humbin, kurse ata që humbin fitojnë”, ka shkruar Kurti në Facebook.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas