Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur ditën e sotme një mbledhje me qendrat e këtij subjekti.
Përmes një postimi në Facebook, kjo forcë politike shprehet se kryetari i saj Albin Kurti, gjatë kësaj mbledhje foli mbi prioritetin e punës së tij për menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Duke folur mbi zhvillimet e fundit, sa i përket përpjekjeve antikushtetuese, jolegjitime dhe ilegale të Klubit të Stërvjetëruar Politik, Kurti tha se qeverinë e re të synuar nuk e përkrah as Vjosa Osmani e disa deputetë të tjerë.
Ai gjithashtu ka propozuar datë 14 qershor si datë për zgjedhjet parlamentare.
Etiketa: Albin Kurti, Kosove, zgjedhjet ne kosove