Kryesore

Albin Kurti qendron Kryeministër, Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Thaçit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:58 - 01/05/20 |
mapo.al

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi sot pezullimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi, për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeministër. Pezullimi ka efekt deri në 29 maj.


Vendimi u mor një ditë pasi Thaçi tha se kishte mandatuar Hotin për Kryeministër. Çështje menjëherë u dërgua në Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje.


Me pezullimin e dekretit, Albin Kurti vijon të qëndrojë në detyrë, ndërkohë që nesër nuk mund të votohet qeveria e re në Kuvendin e Kosovës.


Njoftimi:


Gjykata, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, më 1 maj 2020, me shumicë votash, vendosi:

TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020, nga data e nxjerrjes së këtij Vendimi;

TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, në kohëzgjatje të përcaktuar në pikën I të këtij dispozitivi;

Gjykata, pa paragjykim ndaj pranueshmërisë ose meritave të kërkesës, ka përfunduar se kërkesa e parashtruesve për masë të përkohshme përkitazi me Dekretin e kontestuar të Presidentit duhet të miratohet si e bazuar.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas