Kryesore

Albin Kurti: Qeveria e re e paligjshme, shumë shpejt rikthehemi në krye të vendit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:34 - 03/06/20 |
mapo.al

Kreu Lëvizjes Vetevendosje Albin Kurti ka mbajtur fjalimin e fundit si kryeministër i qeverisë së Kosovës.Në fjalën e tij Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë dhe më e madhe në vend e Kuvend dhe se kjo qeveri është e paligjshme.


“Sot janë bërë katër muaj që jam zgjedhur kryeministër, kurse nesër më nuk do të jem në këtë zyre. Katër muaj qeverisje e mirë, 39 mbledhje të mira të Qeverisë. 213 vendime që e kanë bërë shumë më të mirë politikën në Kosovë. Dua t’ju falënderojë të gjithë juve për mbështetjen, administratën publike për punën, kabinetin qeveritar për mbështetjen dhe këshilltarët e mi për sugjerimet e tyre”, ka thënë ai në një video të publikuar në rrjetet sociale.


“Kemi dëshmuar se është e mundur të qeverisim pa Listën Serbe dhe duke mos u varur prej saj. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm. Kjo qeveri është e paligjshme. Kjo është qeveria koti. Ne jemi alternativa”, thotë ai.


Sa i përket dorëzimit të “stafetës” tek pasardhësi i tij, Kurti ka bërë të ditur se nesër nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin te Hoti duke paralajmëruar se shpejt do të rikthehet në krye të vendit.


“Nesër nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt”.

Katër muaj qeverisje e mirë

Katër muaj qeverisje e mirë

Opublikowany przez Albin Kurti Środa, 3 czerwca 2020

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas