Aktualitet

Kurti takon Thaçin: Pas mocionit të mosbesimit, zgjedhje





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:06 - 01/04/20 |
mapo.al

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se atij i ka thënë se duhet të merret me datën për zgjedhjet e reja. Ka shtuar se me presidentin Thaçi, jashtë temës së zgjedhjeve e temës së koronavirsit, flasin vetëm me shkrim.


“Takimi filloi për masat qa ka ndërmarrë qeveria për parandalimin e Covid-19. Përpjekjeve të presidentit që ne të flasim për qeveri të re për kandidatura të reja iu jemi përgjigjur me qëndrimin tonë që nuk mund të kapërcejmë diku tjetër duke shpërfillur e mohuar nenin 82. 2 të Kushtetutës që thotë se pas mocionit të mosbesimit ajo çka ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja”, tha Kurti, raporton KOHA.


Sipas Kurtit, “Presidenti u zotua që do ta respektojë kushtetutën, ligjim dhe praktikat e mëhershme e ne të gjithë e dimë se cilat janë praktikat e mëhershme”.


“Ne e theksuam këtë qëndrim tonin që presidenti nuk do të duhej të merrej me emra njerëzish e partishë por data për zgjedhjet e reja në kalendarin e këtij vitit. E di që ndodhemi në betejën intensive kundër virusit e mbase kjo mund të shtyjë datën e zgjedhjeve por kushtetuta e Kosovës nuk ofron alternativa të tjera”, u shpreh Kurti.


Sipas kryeministrit në detyrë, Albin Kurti “Duhet të jemi të kujdesshëm kë e citojmë e si e citojmë prej atyre që tek ne i paraqitni si interpretues të Kushtetutës”.

“Për nenin 82.2 jemi të gatshëm të bisedojmë hapur e gjerë e gjatë me presidentin e Kosovës. Jashtë temës së zgjedhjeve e jashtë temës së luftimit të virusit ne jemi të gatshëm të diskutojmë por veçse me shkrim. Qeveria jonë është qeveri në detyrë sepse në Kuvend ka pasur mocion të suksesshëm mosbesimi”, ka thënë Kurti.


Etiketa: , , ,

Pas