Aktualitet

Albin Kurti telefonatë me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë Heiko Maas














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:44 - 11/05/21 |
mapo.al

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka bërë të ditur se ministri i Jashtëm, Heiko Maas, ka pasur sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.






Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka bërë të ditur se ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka pasur sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.


Në një mesazh në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë citon ministrin Heiko Maas të ketë thënë gjatë bisedës telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se “perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një çështje thelbësore për politikën e jashtme të Gjermanisë. Dhe se dialogu me Serbinë, është kyç”







Kosovo | Besuch Bundesaußenminister Heiko Maas

Kurti nuk flet për dialogun



Bie në sy, se në mesazhin e tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk e përmend me asnjë fjalë dialogun me Serbinë:

Lexo edhe :  Kurti e uroi për mandatin e tretë, Rama: Do ta vizitoj me kënaqësi Kosovën


“Telefonatë produktive me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë Heiko Maas,” shkruan Kurti, duke theksuar perspektivën e Kosovës dhe marrëdhëniet tona të fuqishme dypalëshe. Gjermania është një vend i rëndësishëm i Bashkimit Evropian, dhe ne ndajmë të njëjtin vizion për një WB6 ballkanik, të lidhur me një anëtarësim të plotë në BE dhe Nato”.

Ballkani në agjendë 

Telefonata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, vjen direkt pas takimit të ministrave të Jashtëm në Bruksel, ku Ballkani për herë të parë pas dy vjetësh ishte në qendër të vëmendjes./DW/

1


Etiketa: , , ,

Pas