Albin Kurti ka vendosur të mos rikandidojë për postin e kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosje!”, në Kuvendin Zgjedhor të këtij subjekti, i cili pritet të mbahet muajt në vazhdim.
Burime të Koha.net, të afërta me zhvillimet, tregojnë se si kandidat konsensual, i cili do ta zevëndësonte Kurtin për një mandat trevjeçar në krye të “Vetëvendosjes!”, është shefi i Grupit Parlamentar, Visar Ymeri.
Kurti pritet të mbetet vetëm aktivist i subjektit.
Lajmi pritet të bëhet i ditur gjatë ditës nga vetë “Vetëvendosje!”.
Statuti i “Vetëvendosje!”-s parashikon që një person mund të zgjedhet vetëm dy herë në postin e kryetarit.
Kurtit do t’i mbetet mundësia për t’u rizgjedhur edhe një herë në këtë post, nëse vendos të rikthehet.