fbpx

Aktualitet

Albin Kurti: Thaçi të mos zvarrisë datën e zgjedhjeve





               Publikuar në : 12:07 - 20/07/19 |
mapo.al

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar sërish pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit. Ashtu siç deklaroi ditën e djeshme duke thënë se dorëheqja e Haradinajt ishte e vonuar edhe sot Kurti ka hedhur akuza ndaj qeverisë së Haradinaj.


Sipas tij, Gjykata Speciale është votuar nga vetë parlamenti i Kosovës dhe para saj nuk ka dallime nëse je apo jo kryeministër. Ndërkohë që i kërkon presidentit Thaçi që të mos zvarrisë procesin e datës së re të zgjedhjeve.



“Bëhen 4 vjet që kur u ndryshua kushtetuta e Kosovës për t’i hapur rrugë Speciales me kusht që të mbetet. Sot ne i vuajmë pasojat për politikanë të lartë që deshën më shumë Kosovën se vete. Dhjetëra po hetohen por nuk dihet se kush do të arrestohet. Haradinaj nuk është arrestuar nuk është në burg dhe nuk ka akuzë. Do të intervistohet si të tjerët, Që nga komandantët e deri tek Haradinaj. duke se janë hetuar edhe politikanë të tjerë por nuk e kanë bërë publike. Se intervistohesh si km ose si politikanë nuk përbën dallim në Hagë. shpresa është të zgjedhjet të demokracia të Vetëvendosja.


Ish-kryeministri e kemi paralajmëruar sa më afër gjarprit aq me rrezikut, Rexhep Selimi e pat paralajmëruar. Deri më 21 mars e kishte kapur gjarprin për koke por pas demarkacionit po e mbante për bishti. 500 ditë nga ratifikimi ende nuk kemi ndryshim kufiri që na takon. Na shpërfilli. Thaçi duhet të në thërras për datë zgjedhje. Mos ta zvarris procesin. Kosova nuk ka qeveri. Kosova duhet të zgjedh. Ne si vetëvendosje po i përgatisim strukturat për zgjedhje. Kosova ka nevojë për shpresë dhe për qeveri të re për të sjell prokurori të ndershme, barazi e mirëqenie”, u shpreh Albin Kurti.

Nga ana tjetër zv/kryetari i Vetëvendosjes Besnik Bislimi ka shpërthyer në akuza ndaj Haradinaj duke thënë se qeveria e tij ishte më e madhja dhe më e korruptuara që ka patur Kosova pas lufte.

“Ishte një qeveri e norme dhe e korruptuar. Jemi të gëzuar që ra qeveria. Qeveria që tregoi inovacion vetëm për të shpikur poste për të rehatuar të afërmit. Dyfishuan pagat. E falën territor në Mal të Zi. E mbushën kabinetin me kriminel. Prishën arsimin. Qeveri që dëmtoi imazhin e vendit. Pamundësoi anëtarësimin në organizata. Dje u vetërrëzua një qeveri për tu fshehur pas një fletëthirrje. Vetëvendosjes iu vodhën votat. T’ja kthejmë Kosovës nderin”, ka thënë Bislimi.


Etiketa: , , , ,

Pas