Wednesday, June 22, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Albin Kurti tregon 4 propozimet që i bëri Vuçiçit në takim

by mapo.al
15/06/2021
in Aktualitet, Kryesore, Rajoni
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuciq ka treguar katër propozimet që ka pasur pala kosovare. Në Facebook, kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se në takim ka shprehur gatishmërinë për dialog që do të përfundonte me njohje të ndërsjelltë.

Kurti më tej ka treguar edhe katër kushtet që i ka Kosova për dialogun me Serbinë, megjithatë tha se të njejtat u refuzuan nga pala serbe. Kryeministri i Kosovës shtoi se sot pasdite, negociatori Borell do të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden.

Shkrimi i plotë:

Në Bruksel, bashkë me zëvendësin tim Besnik Bislimi, e nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z. Borrell dhe emisarit të tij z. Lajçak, sot u takuam me delegacionin nga Serbia të përbërë nga z. Vuçiq dhe z. Selakoviq.

Treguam qëndrimin tonë kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritanishme. Shprehëm gatishmërinë tonë për dialog konstruktiv për njohje të ndërsjelltë. Takimi i radhës do të mbahet para pushimit të verës që nis me 25 korrik.

Nuk u pajtuam për agjendën e dialogut të ardhshëm. Unë bëra katër propozime në këtë takim:

1. Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avansojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje çfarë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda kanë me BE-në.

2. Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty.

3. Pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.

4. Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq.

Për propozimin tim të parë nuk u përgjigjën, ndërkaq tri propozimet e tjera i refuzuan. Shpresoj që kur të kthehen në Beograd, z. Vuçiq dhe z. Selakoviq, të mendojnë më shumë dhe ta konsiderojnë seriozisht pranimin e këtyre propozimeve.

Sot pasdite z.Borrell takohet me Presidentin Biden.

Tags: Albin KurtiAleksandar Vuçiçdialogu kosove-serbi

JU SUGJEROJME

Aksident tragjik në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën një person
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën një person

22/06/2022
Paralajmërimi i Microsoft: 42 vende aleate të Ukrainës në shënjestër të sulmeve kibernetike ruse
Bota

Paralajmërimi i Microsoft: 42 vende aleate të Ukrainës në shënjestër të sulmeve kibernetike ruse

22/06/2022
Yuri Kim i ka mbyllur derën, Berisha i mban shpresat te BE-ja
Aktualitet

“Në 7 korrik do të thërrasim protestë kombëtare”, paralajmërimi i Berishës

22/06/2022
“Rezistencë Qytetare për Shqipërinë”, Berisha mbledh firmat për lëvizjen e re
Arkiva 2

“Rezistencë Qytetare për Shqipërinë”, Berisha mbledh firmat për lëvizjen e re

22/06/2022
Next Post
Vuçiç paralajmëron: Në Bruksel mund të diskutohet për Asociacionin

Vuçiç: Kurtit i thash s'do ta njohim kurrë Kosovën, ai shpërtheu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Aksident tragjik në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën një person
  • Paralajmërimi i Microsoft: 42 vende aleate të Ukrainës në shënjestër të sulmeve kibernetike ruse
  • “Në 7 korrik do të thërrasim protestë kombëtare”, paralajmërimi i Berishës
  • “Rezistencë Qytetare për Shqipërinë”, Berisha mbledh firmat për lëvizjen e re
  • Koulibaly: Jam i sigurt që Napoli bën gjithçka që të luftojë për titullin kampion



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In