Aktualitet

Albin Kurti: Vuçiç i frikësohet keq përballjes me të kalurën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:08 - 19/07/21 |
mapo.al

Ka përfunduar takimi i dytë mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç i mbajtur sot në Bruksel.






Albin Kurti u shpreh se ka propozuar një marrëveshje me 6 pika, por sipas tij ajo u refuzua ende pa u lexuar. Kurti tha se marrëveshja, që ai tha se ishte deklaratë e paqes, ishte e përgatitur nga ai dhe e balancuar.


“Ajo u refuzua ende pa u lexuar, kjo dëshmon për mosgatishmërinë e tyre për marrëveshje”, tha Kurti.





Media serbe “B92” raporton se gjatë takimit Kurti e akuzoi Serbinë për tri gjenocide të kryera ndaj shqiptarëve dhe mori një kundërpërgjigje të ashpër.



Presidenti i Serbisë tha se nuk po beson “se njerëzit po kthehen 150 vite prapa dhe po flasin për të kaluarën”, duke iu referuar kryeministrit kosovar.



“Ishin tri pika, të intensifikojmë përpjekjet e përbashkëta për identifikimin e personave të zhdukur, të përmbahemi nga gjërat që mund të përshkallëzojnë situatën dhe që dialoguesit të takohen rregullisht”, ka thënë Vuçiç për agjencinë Tanjug.

Lexo edhe :  Përfundon takimi Vuçiç-Kurti, presidenti serb: Më keq s’mund të ishte

Po ashtu Vuçiç ka akuzuar Kurtin se gjatë gjithë kohës ka insistuar për gjëra që nuk kishte pajtim të Serbisë dhe të BE-së.

Qëndrimi i tyre ishte se Serbia është fajtore për tri gjenocide ndaj shqiptarëve në Kosovë”, tha ai.

“Gjithçka po sillet rreth asaj që të shtyhet Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Njerëzit në BE nuk po besojnë atë që po dëgjojnë. Njeriu u kthye në shekullin XIX. Siç po e shihni, jam i brengosur”, shtoi presidenti i Serbisë.

Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se pret që Kosova dhe Serbia t’i qasen në mënyrë konstruktive dhe pragmatike raundit të ri të dialogut, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

LEXO EDHE:

Përfundon takimi Vuçiç-Kurti, presidenti serb: Më keq s’mund të ishte

12


Etiketa: , , ,

Pas