Aktualitet

Albin Kurtit iu mohua kandidimi, reagon Artan Fuga: Çmenduritë s’kanë fund!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:08 - 29/01/21 |
mapo.al

Akademiku dhe profesori i njohur, Artan Fuga ka ironizuar vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës për të mos i lejuar Albin Kurtit kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit.






Fuga thotë se çmenduritë në planin shqiptar nuk kanë fund, pasi në Kosovë lihet jashtë loje kandidati kryesor politik, Albin Kurti.


Sipas tij, me ligj është përjashtuar favoriti kryesor a thua se është taleban, kriminel, i korruptuar apo hajdut bankash.





Në fund Fuga e vlerëson Kurtin si figurën emblematike të rinisë kosovare dhe me elektoratin më të madh.



Statusi i Artan Fugës:


Hahahaha, ore po cmenduritë tona nuk paskan fund moreeeee!

E paskemi në plan shqiptar, jo në Shqipëri.

Në Kosovë lënë jashtë së drejtës për të kandiduar lojatrin kryesor politik, Albin Kurtin!

Po mirë mo zotërinj, por kur ishte kryeministër Albini, e kishte bërë atë krimin e madh, atë të madhin fare, hahahaha, që ju po e dënoni tani!

Lexo edhe :  E rëndë në Fushë-Kosovë, motra dyshohet se mbyti motrën me jastëk

Apo kryeministër mund të ishte, por deputet jo!

O pika thuaj!

Pijuni lëngun zgjedhjeve tani, me përjashtime me ligj të favoritit kryesor!

Po pse mo çfarë është ai taleban, i korruptuar, kriminel, hajdut bankash, trafikant veshkash, çfarë është?

O Zot, dhe hajde fol pastaj për zgjedhje të lira!

Hajde pastaj fol për demokraci kur lojtarin kryesor të opozitës e lënë jashtë kandidimit sipas ligjeve, hahahahaha, kur ai sapo ka dalë nga kryesimi i qeverisë, kur partia e tij ka elektoratin më të madh në Kosovë, kur ai është figura emblematike e rinisë kosovare!

Si t’i heqësh tortës kremin, sheqerin, petët dhe t’i thuash tjetrin: Na haje këtë që ka mbetur tani!

Ore më duket se nuk jemi në rregull në fiqirin politik!

 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas