Punonjësit e “Albpetrol” në Fier janë hedhur në protestë. Ata ankohen se u janë ulur pagat me 30%, pa i lajmëruar fare dhe duke shkelur kontratën e punës.
Punonjësit thonë se edhe pse kanë shkuar në punë rregullisht përsëri pagat ja u kanë ulur.
Një fakt të tillë e publikoi edhe ish-deputeti i PD-së Luan Baci ditën e djeshme, i cili postoi e-maile të punonjësve të cilët ishin njoftuar për uljen e pagës.
Kompania shtetërore e naftës ALBPETROL ka gjithësej 2300 punonjës