Aktualitet

Albright: Clinton më telefonoi kur vendosën që NATO të hyj në Kosovë






               Publikuar në : 12:51 - 12/06/19 |
mapo.al

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeline Albright në fjalimin e mbajtur sot në ceremoninë në Prishtinë për nder të 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s në këtë shtet, ka dhënë mesazhe të forta para të pranishmëve.


Ajo tha se vendimi për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, nuk ka qenë i lehtë, duke zbuluar bisedën që kishte bërë atë kohë me presidentin e 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton.

“Kam kënaqësinë që jam këtu me ju. Lufta në Kosovë ka qenë e rëndë… Ne ia dolëm sepse kauza jonë ishte e drejtë. Nuk ishte vendim i lehtë, dhe kemi pasur shumë diskutime, dhe presidenti Clinton më telefonoi natën dhe më tha planet tona janë nisur dhe ne po bëjmë gjënë e duhur, i thashe po z.kryetar ne po bëjmë gjënë e duhur”, ka deklaruar Albright.


Etiketa: ,

Pas