Aldo Renato Terrusi: Në kërkim të eshtrave të tim eti në Burrel

Prej 26 vitesh, Aldo është në kërkim të eshtrave të të atit që ka ndërruar jetë dhe është varrosur në burgun e Burrelit, në vitin 1952. Tashmë, ai ka dhënë ADN-në pranë organizatës së gjetjes së të zhdukurve, ICMP, e cila ka një projekt gërmimesh në fushën e burgut të Burrelit. Ambasada Italiane po interesohet drejtpërdrejt në këtë çështje dhe kryeministri Edi Rama, sipas Terrusi-t, ka aprovuar ndërhyrjen në burgun e Burrelit. Djali i ish-drejtorit të Bankës italo-shqiptare në Vlorë, tregon për kujto.al odisenë e tij 26-vjeçare, në kërkim të një të drejte, e cila, sipas tij, do e ndihmonte Shqipërinë në rrugën e saj për në BE

Nga Aldo Renato Terrusi



Burgosjen e Giuseppe-s dhe vartësve të tij, e pasoi nxjerrja nga banka e të gjithë familjes e cila u detyrua të jetonte në shtëpinë e gjyshërve në Vlorë. Në 1946, familja u shpërngul në Tiranë. Në 1949, të gjithë anëtarët e familjes u riatdhesuan, si refugjatë dhe u ridërguan në Itali.

Pas 7 vitesh të rënda burgu, Giuseppe ndërron jetë në Burrel, në 2 mars 1952.

Çfarë mund të thuhet më shumë? Mjafton të rilexosh vendimin e gjyqit, për të kuptuar me sa shurdhëri, arrogancë, dashakeqësi dhe injorancë ndaj ligjeve më bazike morale dhe civile kanë vepruar gjyqtarët ushtarakë të “Gjykatës së Enverit”.

Në këtë mënyrë, Enver Hoxha kënaqi krenarinë dhe egon e tij prej diktatori dhe “supernjeriu”, duke arritur dy fitore të rëndësishme personale:

-Kishte eliminuar një intelektual, edhe pse i pafajshëm, shumë të njohur dhe të rëndësishëm.

-Ishte hakmarrë për refuzimin e Aurelias ndaj pretendimeve të tij.

Por në Shqipëri, për paranojën e “shefit të madh”, vuajti më shumë populli i saj që ra në kultin e personalitetit të ngritur me mjeshtëri nga Enveri dhe Komiteti i tij. Idhull i vetes, me pushtetin e fituar pa lavdi, Enveri ia doli të ushtronte mbi kombin e ri shqiptar, rolin magjepsës të “Babait të Kombit”, babait që në krenarinë e tij boshe, shtypi dhe vrau për 50 vjet, bijtë e tij që ende paguajnë mbi lëkurën e tyre ambiciet delirante të një njeriu jashtë historisë.

Pasi kam dëgjuar dëshmitë e drejtpërdrejta dhe të tërthorta, pasi kam qenë në vendet ku është zhvilluar historia tragjike e familjes sime, nga Gjirokastra në Vlorë, nga Tirana në Burrel, pasi kam gjetur mrekullisht dokumente origjinale të procesit të Vlorës të vitit 1945 të babait tim me ndihmën e mikut të fëmijërisë, Gëzim Peshkëpia, mund të konfirmoj që kam mbërritur në fund të kërkimit tim personal të së vërtetës historike.

Babai im mund të thotë, nga lartësia e qiejve, që i biri ka bërë gjithçka të mundur në mënyrë që kujtimi i tij të nderohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.

“Odiseja” ime nuk ka mbaruar as sot që nga ai nëntor i 1993 kur vura këmbë në tokën shqiptare, pavarësisht kërkesave të mia të shumta dhe të institucioneve italiane ndaj qeverisë shqiptare për zhvarrosjen dhe rikthimin e eshtrave të babait dhe të të burgosurve të vdekur në burgun e Burrelit, premtimeve për ndërhyrje nga të ngarkuarit më të lartë të shtetit dhe të Ministrisë shqiptare të Drejtësisë, eshtrat e atyre burrave janë ende nën tokën e ftohtë të atij vendi famëkeq.

Inspektimet e bëra në vite, në fushën e varreve të Burrelit, nuk kanë shërbyer për asgjë, siç nuk kanë shërbyer për gjë projektet për identifikimin dhe nxjerrjen e eshtrave të të ndjerëve.

Me gjithë gjumin latent të institucioneve shqiptare, i jam mirënjohës Nevila Nikës për gjetjen e dokumenteve origjinale të procesit të tim eti, së cilës, si drejtoreshë e Arkivit të Shtetit, në 15.09.2012, i dhurova librin “Les Cent Vues de Paris” që Enver Hoxha i kishte dhuruar mamasë sime, në 1930-ën me dedikim të autografuar.

Në nëntorin e po atij viti, i kam dorëzuar Armand Dukës, presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, në shenjë vlerësimi dhe respekti, përveç dokumenteve dhe fotografive, edhe diplomën origjinale që daja im, Giacomo Poselli, si portier i Kombëtares shqiptare të Futbollit, kishte fituar me rastin e Ballkaniadës së vitit 1946. Sot, ato relikte, janë ekspozuar në Muzeun e Futbollit të Tiranës.

Gjatë udhëtimeve të mia në Shqipëri, tashmë të shumta, kam pasur mundësinë të vihem në kontakt me njerëz të ndryshëm që më kanë dhënë një miqësi të sinqertë dhe spontane, kam qenë i ftuar në shtëpitë e tyre dhe kam ndarë me ta, dhimbjet e pashëruara të shkaktuara nga diktatura komuniste.

Praktikisht, nuk ka familje shqiptare nga ato që kam takuar, anëtarët e të cilave të mos kenë pësuar shtypjen, burgun, torturat apo vdekjen. Për këto arsye, ndihem veçanërisht afër me ndjenjat e popullit shqiptar dhe e konsideroj Shqipërinë si atdheun tim të dytë, edhe pse nuk di asnjë fjalë shqip, ose jo, një e di: “Po”, por nuk ka qenë problem, sepse pjesa më e madhe e njerëzve që kam takuar e kuptonte shumë mirë shqipen dhe shpesh e fliste.

Ajo që nuk arrij të kuptoj, është sjellja kontradiktore dhe e pezullt e qeverisë shqiptare. Për sa kohë që familja Poselli/Terrusi “ka dhënë” duke kontribuar për zhvillimin e Shqipërisë: Giacomo, portier i Kombëtares shqiptare të Futbollit; Giuseppe, drejtor i Bankës së Shqipërisë në Vlorë, Vitaliano, sipërmarrës gjenial, veprat e tyre kanë qenë të mirëpritura, por kur kam “kërkuar” thjesht eshtrat e babait, përveç përzemërsisë, përfshirjes dhe premtimeve ambigue të autoriteteve qeveritare mbi rastin Burrel, gjërat janë komplikuar për ters dhe askush nuk ka qenë i aftë të japë një përgjigje të sigurt dhe përfundimtare. Kam pasur ndjesinë e pastër të një shfaqjeje alegorike teatrale. Madje, ndonjë zyrtar i ka lejuar vetes të kërkojë financime “ad personam” që do të lehtësonin procedurat, të cilat i kam quajtur si zhvatjet klasike.

Duke qenë se flitet për një institucion shtetëror (burgu i Burrelit), si mund të mendohet që një qytetar italian, përmes një marrëveshjeje personale me një person përgjegjës të institucioneve, të marrë lejen për të gërmuar dhe për të çuar në shtëpi eshtrat e të atit!?

Vetëm shteti shqiptar, duke pretenduar që i respekton përgjegjësitë e tij, mund dhe duhet të ndërhyjë në brendësi të burgut për t’ua kthyer eshtrat familjarëve legjitimë.

Nën atë tokë, nuk është vetëm Giuseppe Terrusi, por janë edhe eshtrat e qytetarëve shqiptarë që do ishte e drejtë t’u jepeshin të afërmve të tyre. Një e drejtë e njohur universalisht e lënë në harresë nga qeveria shqiptare.

Pyes veten, përse është kaq e vështirë të ndërhysh në atë zonë, midis dy rrethimeve të burgut. Është një terren katërkëndësh, i zhveshur, pak a shumë sa një fushë futbolli.

Kam qenë i shoqëruar në atë vend disa herë. Herën e parë, në 1993, me Engjëll Kokoshin që si dëshmitar i drejtpërdrejtë, i tregoi ngjarjet lirisht, pa presione. Edhe Petrit Velaj, gjithashtu dëshmitar i drejtpërdrejtë, i intervistuar nga unë në Vlorë, në kohë të padyshimta, dha të njëjtin version me Kokoshin. Në takimet e ardhshme me disa persona përgjegjës të institucioneve, kur u kam kërkuar informacione, përgjigjet kanë qenë gjithmonë të turbullta dhe jopërmbyllëse, madje shpesh kontradiktore. Shpesh, madje, subjektet nisnin të grindeshin mes tyre, para meje, për çështje të kompetencave territoriale ose hierarkike me përfundimin e qartë për të kërkuar para. Askush nuk e dinte ose nuk donte të thoshte çfarë kishte ndodhur realisht në atë vend, mes viteve ’40 dhe ’50. Edhe protokolli i marrëveshjes, i firmosur më 23.03.2012, gjatë njërës prej vizitave të mia në burgun e Burrelit, në të cilin deklarohej gatishmëria për gërmime, mbeti “letër bakalli”.

Në këto vite, në fillim qeveria e Sali Berishës dhe pastaj ajo e Edi Ramës, kanë ngritur Task-Forcat e tyre për kërkimin e eshtrave të viktimave të diktaturës. Taks-Forcë e parë (e Berishës) përbëhej vetëm nga burokratë që nuk arritën të organizojnë as edhe një projekt për të ndërhyrë në Burrel.

Task-Forcë e dytë (e Ramës) është interesuar për kërkimin e eshtrave të viktimave të diktaturës për të gjithë Shqipërinë, pa asnjë siguri për gjetjen e tyre, kur është e sigurt që në brendësi të burgut të Burrelit, ndodhen eshtrat e të burgosurve që presin ende të nxirren.

Në një takim me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, në 23 dhjetor 2012, me rastin e dorëzimit të botimit të parë të librit tim, “Brenga ime shqiptare”, kur e pyeta për situatën e eshtrave të burgjeve, përgjigjja e saj (diplomatike) ishte thjesht që nuk i njihte çështjet e Burrelit! Po si është e mundur që një kryetare Parlamenti të mos njohë historinë e vendit të saj!?

Për kërkesën zyrtare të dokumentacionit mbi vdekjen e tim eti në burgun e Burrelit, përmes Ambasadës Shqiptare në Romë, në 19 mars 2014, më erdhi përgjigjja zyrtare me postë:

“Po ju bashkëngjisim përgjigjen e Ministrisë së Jashtme shqiptare që nga ana e saj, përçon përgjigjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që përsërit që nuk disponon informacione mbi këtë çështje.”

Po si ka mundësi që nuk dinë asgjë!? Unë zotëroj dokumentin origjinal që dëshmon vdekjen e babait tim Giuseppe Terrusi dhe të të tjerëve në burgun e Burrelit, në 2 mars 1952, që është gjetur në Arkivën e Shtetit!

-Përse institucionet shqiptare nuk dinë, nuk munden ose nuk duan të thonë të vërtetën?

-Përse nuk duan të ndërhyjnë në Burrel, ku është e sigurt që janë eshtrat?

-Cilat janë arsyet e një mohimi të pafundme: frika, konfliktualiteti, bashkëpunimi, kodi i heshtjes?

Edhe aktualisht, Gentiana Sula më ka thënë të bëj një kërkesë te Autoriteti i Dosjeve për të kërkuar dokumente të tjera! Po çfarë dokumentesh të tjera duhen kërkuar!?

Një kërkesë tjetër absurde nga Prokurori ishte që të kërkoja familjarë shqiptarë të personave që janë varrosur në Burrel, për të krijuar një numër kërkesash për zhvarrosjen e eshtrave. Ato familje, që tani duhen kërkuar, disa vite më parë ishin shkurajuar nga qeveria për të vazhduar kërkimet e tyre legjitime!

Sigurisht që do të ishte me vlerë për politikën shqiptare, duke pasur parasysh pretendimin e drejtë të kombit për të hyrë në Bashkimin Evropian, të mos vazhdonte ta mbulonte të shkuarën e vet me një vello sentimentale tashmë të vjetruar. Një nismë për zhvarrosjen e eshtrave të të burgosurve brenda burgut të Burrelit, përveçse ka vlerë të madhe nga pikëpamja e njerëzore dhe kristiane, do të pritej shumë mirë nga diplomacia ndërkombëtare për të paktën dy faktorë:

Për herë të parë qeveria shqiptare do të pranonte ndërhyrjen brenda një institucioni të saj, me qëllimin final për të zhvarrosur eshtrat e të dënuarve politikë të periudhës së diktaturës, duke pranuar formalisht, si rezultat, nisjen e një procesi revizionimi historik.

Shqipëria është nën vëzhgim për hyrjen në Evropë. Dhe në këtë çast, akoma më shumë, nëse Shqipëria prezantohej me një veprim mëshire dhe demokracie, siç është kthimi i eshtrave familjarëve të atyre të vdekurve të gjorë, ky veprim do të kishte një njohje të gjerë si politik dhe institucional në nivel ndërkombëtar.

Për të shmangur keqkuptime dhe akuza reciproke dhe të padrejta mes politikanëve shqiptarë, do të mjaftonte të ndërhyhej shkencërisht, në fillim me mjete elektronike, normalisht të përdorura nga arkeologët, që do të lejonin identifikimin me saktësi të eshtrave dhe pastaj, me gërmime të kontrolluara, të sakta dhe të koordinuara, në mënyrë që të mos i linin më dyshime askujt dhe të nxirrnin më në fund në shesh të vërtetën, shumë herë të keqtrajtuar, rishikuar dhe ndryshuar për qëllime juridike, politike dhe administrative. Pasi të jenë gjetur eshtrat, mund të vazhdohet me verifikimin e ADN-së duke qenë që të burgosurit e vdekur varroseshin pa pika referimi dhe pa emër për të mos i gjetur dhe mos i njohur.

Një gjë është e sigurt, duke qenë thellësisht i bindur që të mund të lutesh mbi varrin e familjarëve, është një e Drejtë Njerëzore e Njohur Universalisht, kërkesat për rikthimin e eshtrave të babait tim, do të jenë të pranishme në të gjitha zyrat e mundshme si italiane dhe shqiptare. Edhe sot, në vitin 2019, nga vendi i shqiponjave, nuk ka ardhur asnjë përgjigje për kërkesat e përsëritura të kthimit të eshtrave të babait tim.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252