fbpx

Aktualitet

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Qeset me ndihma përfundojnë në Ministrinë e Brendshme





               Publikuar në : 12:16 - 02/12/19 |
mapo.al

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka denoncuar një rast të mundshëm të abuzimit me ndihmat që janë mbledhur për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.


Krahas videos së publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”, ku duket në oborrin e Ministrisë së Brendshme një makinë nga ku po shkarkohen ndihmat, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shkruan se i është drejtuar institucionit për të marrë një përgjigje për situatën në fjalë. Sipas tyre, Ministria ka pohuar se ndihmat po shkarkohen si provë materiale.



“Për pyetjen tonë se pse po bëhej shkarkimi i ndihmave të “Fundjavë Ndryshe” te Ministria e Brendshme, morëm përgjigje se po sillen si provë materiale. Mos qeshni të dashur qytetarë, provë materiale, pikërisht kështu. Por sipas Kodit të Procedurës Penale e dimë që provat materiale dorëzohen ne polici e prej aty kalohen në Prokurori dhe JO në Ministrinë e Brendshme”-shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.



Etiketa: ,

Pas