Kryesore

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vijon turin në Shkodër, mbledhin firmat për peticionin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:31 - 23/05/20 |
mapo.al

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pas Tiranës dhe Durrësit, tashmë ka shkuar në Shkodër për të mbledhur firmat për peticionin. Kujtojmë se një javë më parë, u shemb Teatri Kombëtar në Tiranë.


Aleanca kërkon rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar siç ishte në të njëjtin truall dhe për këtë po mbledh firmat për një peticion.


Burime për mediat, bëjnë me dije se firmat po mblidhen në oborrin e Teatrit “Migjeni” në Shkodër, artistët e të cilit kanë mbështetur iniciativën e kolegëve të tyre në Tiranë.


Shkodra


Mësohet se një grup me forca policie po vëzhgojnë situatën pranë teatrit në Shkodër. Kujtojmë se një javë më parë, fadromat shembën godinën e Teatrit Kombëtar, akt i cili u shoqërua me protesta nga aktivistë, artisë dhe drejtuesit e opozitës.

Qendër e debatit nuk është vetëm shembja e veprës kulturore, por dhe dhuna që policia ka ushtruar ndaj aktivistëve, gazetarëve dhe artistëve. Mes protestuesve, pati edhe disa të shoqëruar.

 


Etiketa:

Pas