Aktualitet

Aleanca për Teatrin i bashkohet protestës/Budina: Të gjithë në shesh





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:11 - 13/04/19 |
mapo.al

Robert Budina dhe Rudi Erebara janë përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, zëra të pavarur intelektualë që i bashkohen protestës kombëtare të organizuar nga opozita e bashkuar sot në orën 18.00.


Përmes një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook’ Budina ka njoftuar se aleanca do të jetë e pranishme në protestën kombëtare duke thënë: Sot të gjithë në orën 18.00 në shesh!


Postimi i plotë i Budinës


E patëm thënë që në krye të herës, që përpjekja për të shëmbur Teatrin Kombëtar do të shënonte fillimin e rënies së kësaj qeverie që e ka çuar vëndin në kolaps! E nisën me grabitjen e pronës publike, për të vazhduar grabitjen e pronës private, të banorëve të Astirit, Bulevardit të ri dhe nesër mund të jetë rradha jote!
Ndaj për Teatrin, për dinjitetin, për mbrojtjen e demokracisë, për shëmbjen finale të diktaturës, kundër arrogancës shtetërore, kundër plaçkitjes që kjo qeveri i bën vëndit të vet: SOT TË GJITHË PARA KRYEMINISTRISË në orën 18.00, për një Shqipëri më të mirë!


Rudi Erebara: Pse duhet te dalim sot te gjithe ne proteste?

Sepse ka shume rendesi numri i qytetareve. Sot protesten e opozites duhet ta mbeshtese ne radhe te pare Tirana. Ta mbyllim sot nje here e mire cdo shprese se kjo diktature, kjo mafie, vjedhje, grabitje me dhune, shitja e Shqiperise, shitja e votes, nxjerrja ne rruge nga shtepia si enver hoxha ne 1945, bandat qe kontrollojne parlamentin, nuk kane ku shkojne me.

Sistemi ka rene. Shteti po mbahet pas litarit te rrogave.

Te dalim sot si qytetare te Tiranes t’i themi gjithe Shqiperise se ketu ka rene shteti. Se nuk e njohim parlamentin e mafies. Se nuk ka per te fituar me mafia ne asnje zgjedhje. Sepse nuk ka zgjedhje me mafien.

Te dalim te mbeshtesim opoziten, qe te detyrojme opoziten te mos perkulet nda presioni nderkombetar per stabilitet me cdo kusht.

Jo. Te dalim sot, per demokraci me cdo kusht. Prandaj eshte shume i rendesishem numri. Duhet te jemi shume te tregojme se nuk jemi ne ata qe vjedhin aeroporte por eshte qeveria. Nuk jemi ne ata qe mbrojne krimin, por qeveria. Edhe me kete qeveri nuk ka zgjedhje.

Te dalim t’i japim fund.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas