Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbyll protestën në Bulevard. Tubimi zgjati mbi dy orë, ndërsa në podium u ngritën aktorët dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile.
Në mbyllje të fjalimit të regjisorit Edmond Budina, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit njoftoi protestën e ardhshme, në orën 17:30.
Të martën, 19 maj është Nata e Kadrit dhe për këtë arsye protesta spostohet për pasnesër. Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit bënë të ditur se protestat do të jenë të përditshme, edhe pse godina tashmë është shembur.
LEXO EDHE:
Qytetarët mbi dy orë protestë paqësore kundër shembjes së Teatrit (FOTO+VIDEO)