Aktualitet

Aleanca për Teatrin takon Metën, Derhemi ironizon kolegët, s’kursen as presidentin





               Publikuar në : 12:35 - 15/12/19 |
mapo.al

Aktori Arben Derhemi nuk e ka kursyer ironinë ndaj kolegëve të tij, të cilët përfaqësuan Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në takimin e fundit me presidentin Ilir Meta.


Në një foto të postuar së fundmi nga stadiumi, ku luhej derbi Tirana-Partizani, një ndjekës e ka pyetur për Teatrin. Derhemi i është përgjigjur, duke i konsideruar kolegët si njerëz të shitur.



“Hahaha, të thashë, pra ia kam lënë njerëzve që nuk shiten. Dje përshembull kishin takuar një nga njerëzit më të ndershëm, presidentin“-ka shkruar Derhemi, duke lënë të nënkuptohet se të njëjtën gjë mendon edhe për Metën.


Të premten, Meta priti me kërkesë të tyre artistët përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Ata e falenderuan kreun e shteti për mbështetjen, ndërsa Meta i garantoi se do të jetë gjithmonë me ta, pasi sipas tij kauza është e drejtë.

Risjellim në vëmendje se po bëhet më shumë se një vit që artistët po luftojnë për mos shembjen e Teatrit Kombëtar.


Etiketa: , ,

Pas