Aktualitet

Aleanca qytetare Vlorë letër Presidentit: Shpërndaje Parlamentin







               Publikuar në : 12:11 - 19/06/19 |
mapo.al

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën përmes një deklarate publike i ka kërkuar Presidentit të vendit që të shpërndajë parlamentin.


“Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën, vlerëson me shqetësim të thellë krizën politike ku ndodhet vendi, rrezikun që i kanoset demokracisë dhe pluralizmit, si dhe stabilitetit të vendit nga tentativa e Edi Ramës për të zhvilluar një proces fals ne 30 Qershor. Anulimi i Zgjedhjeve nga Presidenti e ka bërë këtë proçes tërësisht të paligjshëm dhe të pavlefshëm!Vazhdimi i veprimeve nga administrata zgjedhore dhe nga çdo institucion tjetër i bën ato përgjegjëse dhe bashkëfajtorë në përpjekjen e Edi Ramës për të falsifikuar pushtetin”, thuhet në këtë deklaratë.

Arsyet

– Në kushtet, kur është provuar botërisht se parlamenti dhe qeveria janë produkt i vjedhjes së zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin e organizuar;

– Në kushtet kur, është asgjësuar Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, kur Edi Rama ka marrë nën kontroll dhe keqpërdor organet e drejtësisë dhe KQZ;

– Në kushtet kur, Kuvendi i Shqipërisë nuk plotëson detyrimin kushtetues të përfaqësimit me 140 deputete, pra nuk përfaqëson as numerikisht elektoratin;

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën, i bën thirrje gjithë Qytetarëve Vlonjat të mos bëhen bashkëpunëtor të proçesit të 30 Qershorit, që synon eliminimin e pluralizmit politik dhe kthimin e vendit ne monizëm;

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën, i bën thirrje çdo zyrtari të administratës zgjedhore, të administratës qëndrore dhe lokale në Vlorë, punonjësve dhe oficerëve të policisë, të mos bëhen pjesë dhe mbështetës në shkeljen e Kushtetutës dhe Ligjit;

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën, i bën thirrje Presidentit që, si garant i Kushtetutës, për të siguruar përfaqësimin e plotë të elektoratit, të shpërndajë Kuvendin dhe në konsultime politike të caktojë një datë të përshtatshme për zgjedhje të parakohshme!

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë ne Vlorë, si një bashkim i Forcave Politike, i Organizatave dhe i Qytetarëve shpreh vullnetin dhe gadishmërinë maksimale:

– Për tu angazhuar me të gjitha energjitë për të ndërgjegjësuar qytetarët për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend;
– Për të marrë të gjitha masat për të mbrojtur rendin demokratik;
– Si dhe për të çelur një dialog gjithëpërfshirës për hartimin e një platforme për ndryshime të thella politike në vend në mënyrë që t’i japim fund modelit autoritar e kriminal te pushtetit të Edi Ramës!

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas