Aktualitet

Aleatët e PD platformë me 7 pika Bashës, ja çfarë kërkojnë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:25 - 23/09/19 |
mapo.al

Aleatët e Partisë Demokratike i kanë propozuar liderit të opozitës një platformë me 7 pika, që ka për qëllim institucionalizimin e raportit mes të vegjëlve dhe të mëdhenjve brenda opozitës dhe qëndrimin e përbashkët politik.






Pjesë e kësaj platforme është edhe krijimi i senatit politik, që përfshin figura politike, qeverisëse dhe figura intelektuale dhe të shquara, brenda dhe jashtë vendit. Platforma synon edhe ngritjen e Këshillit të deputetëve, ish-ministrave, në të gjitha legjislaturat dhe kryetarëve të bashkive, çka duket si një derë që hapet për emrat e njohur te së djathtës, që janë larguar në mëri me lidershipin.


“Këshilli i ish-deputetëve, ish-ministrave, në të gjitha legjislaturat dhe kryetarëve të bashkive. Grup që do të ndjekë gjithë praktikat ligjore, që dalin nga grupet e punës. Analizojnë punën e qeverisë. Bashkëpunojnë me strukturat, për të ndërtuar trupën konkurruese, për pushtetin lokal dhe qendror”, thuhet në platformën e aleatëve të PD.





Platforma propozon edhe një grup pune për marrëdhëniet me ndërkombëtarët, të cilëve opozita t’u prezantojë fakte se si Rama ka shkatërruar procesin e integrimit europian, por edhe se ndërkombëtarët duhet të jenë pjesë e zgjidhjes së krizës politike në vend. “Dialogu për zgjidhjen e krizës së rënde politike me prezencë të ndërkombëtarëve, me prioritet zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si rruga për daljen nga kriza”, vijon dokumenti.



Aleatët kërkojnë që opozita e bashkuar të takohet të paktën 1 herë në dy javë. “Takimet të jenë tematike dhe me subjekt të caktuar çështjesh dhe të shoqëruara me vendimmarrje të shkruar, si dhe personat përgjegjës që do e ndjekin për zbatim. Mbledhja është e detyrueshme të mblidhet me kërkesën e çdonjërit nga kryetarët e opozitës”.


Platforma synon edhe unifikimin e qëndrimit të opozitës në media. Prandaj propozohet koordinimi i qëndrimeve mediatike, në mënyrë të përditshme. Përcaktimi i një ose më shumë zëdhënësve të opozitës dhe krijimi i një faqeje zyrtare dhe rrjeteve sociale për opozitën me një mesazh politik dhe elektoral të miratuar nga kryetarët.

Platforma e plotë

Të nderuar kolegë!

Po parashtroj më poshtë disa sugjerime për bashkëpunimin e opozitës.

Institucionalizimi i vendimarrjes së kryetarëve të koalicionit opozitar; drejtuar nga kryetari i PD-së.
 Takim minimumi 1 herë në 2jave i kryetarëve.
 Takimet të jenë tematike dhe me subjekt të caktuar çështjesh dhe të shoqëruara me vendimarrje të shkruar, si dhe personat përgjegjës që do e ndjekin për zbatim.
 Mbledhja eshte e detyrueshme te mblidhet me kerkesen e cdo njerit nga kryetaret e opozites

Tryeza ekzekutive në nivel Sekretari të Përgjithshëm ose n/kryetarësh, drejtuar nga PD. Mblidhet 1here në jave, dhe cdo perfaqesues ka te drejte te therras takim me detyrimin per te prezantuar me shkrim propozimin apo qendrimin tek perfaqesuesit e tjere.
 Përgatisin axhendën e veprimit të opozitës.
 Mënyra e organizimit të takimeve, folësit, kur dhe ku do të zhvillohen aktivitetet, mitingjet, takimet në zona të ndryshme të Shqipërisë.
 Takimet me grupet e interesit.
 Përcaktimi dhe organizimi i grupeve të punës për platformën dhe reformat që kalon vendi, me interes kombëtar dhe ndërkombëtar.
 Reforma Zgjedhore dhe mbeshtetja e reformes per nje drejtesi Te pavavru
 Qëndrim i unifikuar i opozitës, për Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi.
 Në këtë kuadër, të gjitha partitë e koalicionit, të paraqesin opsionet për Reformën Zgjedhore, deri në përcaktimin e një qëndrimi të përbashkët. Propozimet te paraqiten me shkrim brenda 10 diteve.
 Reforma Administrative
 Drejtimi dhe organizimi i koalicioneve në nivel lokal. Drejtimi nga Partia Demokratike, në mënyrë që të krijohet sinergji në nivel lokal.

Grupi i punës për marrëdhëniet ndërkombëtare:
 Përgatitja e takimeve me ndërkombëtarët në Tiranë, Bruksel, Vjenë, Berlin, DC, Londër etj., të zhvillohen si opozitë. Kjo formë duhet t`i imponohet ndërkombëtarëve.
 Përgatitja e një materiali ku të përfshihen; Raporti i ODHIR, Raporti i Departamentit Amerikan për krimin dhe trafiqet, raporte të tjera, si dhe qëndrime të mediave ndërkombëtare si Bild VOA etj, shoqëruar me non-paper nga ana jonë, ku sugjerohen zgjidhje dhe qëndrime të opozitës.
 Fakte se si Rama ka shkatërruar proçesin e integrimit europian, sistemin Kushtetues, ligjore dhe Institucional ne vend
 Dialogu per zgjidhjen e krizes se rende politike me prezencë të ndërkombëtarëve, me prioritet zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si rruga për daljen nga kriza.
 bashkepunimi me trupin diplomatik në Tiranë, për zgjidhjet që ofrojmë, duke parashtruar me shkrim qëndrimet tona, për të evituar keqinterpretimet.

-Kontakte me partite apo Grupimet politike aleate në BE, US

 Identifikimi i të gjitha marrëdhënieve politike dhe personale ndërkombëtare dhe përcaktimi i koordinatorëve në çdo shtet.
 Përcaktimi i deputetëve mbështetës në EPP, ACRE apo IS, si dhe në parlamentet shtetërore.
 Takim me drejtuesit e EPP, ACRE dhe Socialistët në PE, si opozitë. Qëndrime deklarative të EPP dhe ACRE, për nevojën e zgjedhjeve të parakohëshme.
 Takime ne parlamente, me deputetë EU, Bundestag, Kongresit Amerikan, Parlamentit Britanik dhe vendeve te BE.

 Takim me Drejtorin dhe përfaqësuesit e ODHIR, vazhdimi i komunikimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE.
 Përpjekje për të organizuar seanca dëgjimore në Parlamentin Europian, Gjermani, Itali, USA.
 Qendrim I qarte per influencat Ruse dhe Kineze ne ekonomine shqiptare si kercenim per Sigurine dhe pozicionin tone si vend anetar I NATOs

Grupi i Rinisë:
 Forumet e Rinisë, të institucionalizojnë koalicionin e tyre dhe, të zhvillojnë aktivitete të pavarura nga partitë përkatëse, por si koalicion rinor.
 Aktivitete ndërkombëtare me të rinj nga PPE, ACRE etj., në Tiranë.
 Krijimi i një data base dhe netëork me studentë që janë jashtë Shqipërisë, për t`i bërë aktivë, për zhvillimet në vend, dhe ndërtimi i një platforme, forumi diskutimi, për të ardhmen e Shqipërisë

Media:
 Angazhimi i një grupi mediatik me përfaqësues nga të gjitha partitë.
 Përcaktimi i një ose më shumë zëdhënësave të opozitës.
 Koordinimi i qëndrimeve mediatike, në mënyrë të përditshme.
 Krijimi i nje faqe zyrtare dhe rrjeteve sociale per opoziten me nje mesazh politik dhe elektoral te miratuar nga kryetaret.

Krijimi i Senatit të Opozitës:
 Figura politike dhe qeverisëse të opozitës, si dhe figura inteletuale të artit, mjekësisë, Universiteteve, kulturës, me figuara të shquara, që janë jashtë vendit.
 Ofrimi i Intektualëve me emër, në emër të bashkëqeverisjes.

Këshilli i ish deputetëve, Ish ministrave, në të gjitha legjislaturat dhe kryetarëve të bashkive.
 Grup që do të ndjekë gjithë praktikat ligjore, që dalin nga grupet e punës.
 Analizojnë punën e qeverisë.
 Organizojnë dhe drejtojnë takimet, toën-hall, nëpër rrethe, si dhe në TV lokale.
 Bashkëpunojnë me strukturat, për të ndërtuar trupën konkuruese, për pushtetin lokal dhe qëndror.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas