Kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, aleat i kreut te PD Lulzim Basha, i ftuar sot ne rubriken “Opinion” ne News 24, duke komentuar ato qe quhen “bombat” e PD, per denoncimet e publikuara ne lidhje me ministrin e Brendshem Fatmir Xhafaj, tha se ne ditet ne vijim do te kete te tjera denoncime skandalesh dhe se tashme “janë shërbimet e huaja ato qe jane futur ne levizje duke pare se deshtimi i kesaj mazhorance, i këtij kryeministri është spektakolar, disa nderkombetare i ka fyer kryeministri jonë legjendar dhe është krijuar një konflikt i tillë”.
Sipas Ndokes, “jemi në një pikë kulmore, s’duhet të ketë zgjidhje tjetër vetëm se një përplasje mes opozites dhe mazhorances tashmë edhe në formën e një bllokimi total institucional”.
Pyetje: Pse e kanë parë të nevojshme shërbimet e huaja te nderhyjne?
Ndoka: Është mungesa e bashkëpunimit institucional që ekziston, kur sot kemi një ministër të Brendshëm që është në arrest për përfshirje direkte me një grup kriminal
kjo ka krijuar kosto edhe në bashkëpunimin me partnerët tanë ndërkombëtarë, s’e kanë më besimin as te kryeminsitri por as te policia e shtetit. Imagjinoni kur një policie i zhduken gjysma e drejtuesve të vet.
Kjo krijon një lloj problemi, jemi kthyer problem edhe për fqinjët e partnerët tanë, cdo ditë ka lajme për drogë, ka grupe kriminale që shumica kanë dalë edhe jashtë kontrollit një pjesë e tyre bashkëpunon me policinë dhe shtetin, por ka edhe grupe paralele që ndodhen në konflikt me njëri tjetrin.