Deputeti Agron Duka i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se pavarësisht miqësisë me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ai nuk mund të jetë ministër për sa kohë vëllain e ka të implikuar në trafik droge.
“Nuk mund të jetë ministër i Brendshëm dikush që ka vëllain të implikuar në trafik droge. Jam totalisht kundër kësaj. Nuk merrem as me Babalen, as me dikë tjetër. Nuk e kam me Xhafajn si individ, e kam mik dhe do ta kem. Politikisht, jam kundra. Edhe nëse Basha dhe anëtarët e tjerë të opozitës nuk triumfojnë në këtë lloj lufte që po bëjnë, për mendimin tim nuk kanë bërë asgjë. Nuk di si mund të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme vendore pa hequr këtë ministër të Brendshëm. Nëse nuk arrin sukses, jo vetëm unë, por edhe të tjerë, do t’i shkëputen z. Basha”, tha Duka.