Grupi i Partisë Progresive Serbe (SNS) në parlamentin serb dënoi me ashpër deklaratat e deputetit Slavisha Ristiç, i cili kërcënoi me vdekje presidentin serb, Aleksandar Vuçiç duke i bërë thirrje autoriteteve kompetente të reagojnë urgjentisht dhe të marrin masa sipas ligjit.
Në një letër drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin, Ristiç ka kërcënuar se “Vuçiç do të përfundojë si kryeministri i vrarë serb, Zoran Gjingjiç, në qoftë se ai përpiqet të arrijë paqen dhe të nënshkruajë një marrëveshje me Prishtinën”.