fbpx

Op Ed

Aleksandër Bushati, profesori që na mungon të gjithëve





               Publikuar në : 08:40 - 16/05/19 |
Nga Angjelin Shtjefni

Nga Prof. dr. ing. Angjelin Shtjefni


Prof. Aleksander Kolë Bushati, lindi në Gjirokastër 24.01.1941 dhe u nda nga jeta tokësore më 05.05.2013, në Romë. Shkollën e mesme e mbaroi në Durrës, ku në një nga tekstet e Tij Universitare, ka lënë shënime të spikatura në kujtim të mësuesve të gjimnazit të Durrësit. Prof. A. Bushati pasi përfundon studimet në v.1963 në Fakultetin e Inxhinierisë (FI), (dega mekanike) të USHT, me rezultate shumë të larta, në vitin 1964 emërohet pedagog në FI, të USHT, pas të cilës me punë këmbëngulëse të vazhduar arrin një karrierë të shkëlqyer, në shumë drejtime. Veprimtarinë kryesore didaktike-kërkimore shkencore por dhe prodhuese, prof. A.Bushati e zhvilloi në FI të USHT dhe në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan. (KME) Kështu në v. 1988 fiton gradën KSHT, në v. 1991 fiton titullin Docent, v.1994 fiton titullin prof. as. dhe në v.1996 Profesor.



Në v. 1975-1984 prof. A.Bushati emërohet me detyra të rëndësishme në KME, si: Zv.drejtor i Inst. të Studimit dhe Projektimit, dhe K/Inxhinier i Projektimit të KME. Në v.1984 rikthehet pedagog në FI dega Mekanike të USHT, (sot UPT) ku punon deri në v.2014. Gjatë viteve 1994-2012 ka zhvilluar me vëllezërit e Tij një aktivitet të suksesshëm privat. Prof. A.Bushati ka marrë pjesë në shumë Komisione Shtetnore dhe Shkencore. Kështu në v.1983-1991; Anëtar i Komisionit të Industrisë pranë K. Ministrave; në v.1981-1991, Anëtar i K.P. Shtetit dhe në v.1978-1983-1996 ka qenë Anëtar i Këshillit Shkencor të ISPM; të Inst. Stud, dhe Projekt. të Metalurgjisë dhe të FIM në UPT. Gjatë gjithë periudhës së punës së tij është angazhuar në hartimin e planeve, programeve dhe teksteve mësimore të FI dega mekanike, ka marrë pjesë dhe në realizimin e proceseve apo reformave arsimore të realizuara në v.1968-1975 e në vazhdim; duke qenë dhe drejtues komisionesh në FI. Është e pamundur të paraqesim këtu të gjitha lëndët e zhvilluara, botimet e realizuara, referatet apo studimet dhe referimet e bëra, artikujt shkencor të botuara, brenda dhe jashtë shtetit, udhëheqje oponenca apo recensa doktoraturash etj.; udhëheqje studimesh dhe projektimesh të drejtuara por dhe të realizuara dhe të vëna në zbatim në uzina të ndryshme, në ofiçinën e USHT, por më të dalluara në KM Elbasan; por do i përmendim ato vetëm si numër.


Kështu nga viti 1964-2010 ka zhvilluar leksione në teknologjisë mekanike në ~10 disiplina të fushës. Ka të botuar në këto fusha dhe redaktuar rreth 10 tekste mësimore, duke përfshirë dhe 3 monografi. Ka mbi 20 referime shkencore, studime dhe referate. Ka botuar mbi ~ 10 artikuj shkencor. Ka udhëheqje doktoraturash, oponenca dhe recensa rreth 20. Një punë të madhe projektuese prof. A.Bushati e ka bërë si gjatë punës së tij në FIM në USHT dhe UPT ku ka drejtuar projektuar dhe zbatuar rreth 12 projekte të një rëndësie të veçantë (duke vazhdu njëkohësisht dhe detyrën e pedagogut). Por veçanërisht puna e tij studimore dhe projektuese ka spikatur në KME, në një periudhë 10-vjeçare ku ka projektuar dhe zbatuar dhe drejtuar (me ekipin e institutit të studimit dhe projektimit të KME), mbi 100 projekte të rëndësishme si për nevoja të KME dhe më gjerë. Gjithë puna e madhe e bërë nga prof. A. Bushati është vlerësuar nëpërmjet dekoratave të dhënë nga Këshilli i Ministrave në v.1979, si: Laurant i Çmimit të RSH, po ashtu dhe nga Presidiumi i KP: Urdhri Naim Frashëri; Urdhra pune, etj. Prof. Aleksandër Bushati ishte modeli i profesorit dhe inxhinierit që i duhej kohës, i lidhur sa me punën në auditor, në uzinat dhe ofiçinat e prodhimit që kulmojnë në punën e tij, drejtuese, projektuese dhe prodhuese (zbatuar) në KM Elbasan, që i dha atij mundësinë për të hyrë dhe në biznesin prodhues, pas ndryshimeve të viteve 1990 në Shqipëri. Është për t’u vlerësuar studimi i tij i thelluar për parkun e makinave metalprerëse në Shqipëri deri në v.1989, i krahasuar për frymë të popullsisë me ato të vendeve të përparuara në botë, por që pas viteve 1990, u shkatërrua plotësisht, sipas parimit të çekut të bardhë.

Hobi i Prof. Bushatit ishte arti dhe muzika, sa që ai kishte afirmuar një miqësi e shoqëri me artistë të mëdhenj të artit e Kulturës Shqiptare si: Ibrahim Madhi, Kastriot Tusha, Qerimi, Gjon Simoni, Zef Çoba etj. Prof. Aleksandër Bushati ishte tipi i profesorit debatues, krijues dhe të angazhuar në proceset e zhvillimit dhe ecjes përpara të vendit tonë. Ai mori kurajon për të kandiduar në mënyrë të pavarur për postin e Presidentit të R.SH, por “elitat” e korruptuara shqiptare nuk ia dhanë atij shansin e duhur historik, ku deri më tani presidentët kanë qenë komunistë apo njerëz të interesave të maskuara partiake, jashtë interesave Kombëtare, të zgjedhur nga partitë dhe më pas të anatemuar prej tyre. Prof. A.Bushati është në grupin vijues të profesorëve të mëdhenj që themeluan shkollën tonë të inxhinierisë mekanike si: F. Shehu, T. Haxhiymeri, L. Voshtina, B.Jukniu, Dh. Mihali, P. Karaudhi, Th. Gaçe, K. Rambi, H.Agolli, e të vazhduar nga B. Baholli, I. Demneri, N. Zaka e Z. Callsi, Robert Progri etj., duke e konsideruar atë plotësisht dhe me eksperiencat e para të shkollave perëndimore.

Kështu Prof. A.Bushati është pjesë e asaj elite profesorash që mund të konsiderohen si korifenj të konsolidimit të shkollës së lartë Universitare, në fushën e mekanikës. Eshtë pikërisht kjo arsyeja që Profesorë të këtij kalibri janë kujtuar dhe do kujtohen nga profesorati i ri i auditorëve universitarë, por dhe nga student dhe inxhinierë të fushës së mekanikës. Profesorë të këtij kalibri janë aktualisht të pa arritshëm, që i vijnë shteteve nga herë në shekull, prandaj duhet të jenë si model dhe shembull për të frymëzuar profesoratin e Ri Universitar në përgatitjen e brezit të ri.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas