Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Aleksej Navalny: Me video kundër Putinit

by mapo.al
21/08/2020
in Aktualitet, Bota, KMR
0

Ai është kundërshtari më i njohur i Putinit. Politikani rus i opozitës, Aleksej Navalny u dyshua për helmim, të premten mjekët në Rusi thanë, se nuk kanë gjetur shenja helmimi. Gjermania, gati të trajtojë opozitarin rus.

Dy fotot e fundit të publikuara të mërkurën në faqen e Facebookut të politikanit opozitar, Aleksej Navalny e tregojnë 44-vjeçarin me xhinse dhe këmishë blu në Tomsk gjatë selfie me përkrahësit e tij, i rrethuar nga shumë vajza të reja. Në tjetrën ai pozon me dy kandidatë të rinj për zgjedhjet e ardhshme komunale. Në disa rajone në Rusi zhvillohen zgjedhje lokale në shtator dhe Navalny angazhohet në fushatën zgjedhore. Gjatë fluturimit për në Moskë pak orë më vonë ai nuk ndjehej mirë dhe pas një zbritjeje emergjence në Omsk u dërgua pa ndjenja në spital. U ngrit dyshimi për helmim të qëllimshëm. Të premten mjekët tanë, se nuk kanë shenja për një helmim.



Nga bloger në lider të opozitës

Rruga e Navalnyt drejt karrierës kaloi nga studimet e juridikut, më pas, në vitet 2000 pati përvojat e para politike në partinë liberale të majtë ruse, “Jabloko”. Në vitin 2007 përjashtimi i tij nga partia u shoqërua me akuzat, se Navalny është nacionalist.

Spitali Omsk, ku trajtohet Aleksej Navany

Politikani i ri angazhohej atëkohë në lëvizjen populiste të djathë, “Russkij Marsh”, që nxiste atmosferën kundër të huajve. Më vonë Navalny u distancua nga kjo lëvizje dhe filloi të bënte emër si bloger dhe luftëtar kundër korrupsionit. Navalny u njoh në të gjithë Rusinë në vitin 2011 dhe zgjedhjet presidenciale 2012, kur në Rusi u zhvilluan protesta kundër manipulimeve zgjedhore dhe rikthimit të Vladimir Putinit, atëkohë kryeministër në Kremlin. Suksesin më të madh politik ai e arriti në zgjedhjet për kryebashkiak të Moskës në vitin 2013, ku me 27% të votave ai arriti rezultatin e dytë më të mirë.

Navalny është arrestuar disa herë dhe dënuar për gjoja krime  ekonomike. Vetë politikani i opozitës shikon aty një përpjekje për t’i mbyllur gojën si opozitar. Në vitin 2018 ai u përjashtua nga zgjedhjet presidenciale, sepse konsiderohej si i dënuar. Partia e tij “Rusia e së Ardhmes” disa herë nuk është lejuar të regjistrohet. Në dhjetë vitet e kaluara ai është ngjitur në figurën më të rëndësishme të opozitarit në Rusi, edhe pse ka nga ata që e akuzojnë për stil autoritar.

Vëllai i Navalnyt, Oleg dhe mjekja personale Anastasia Vasilieva flasin jashtë spitalit

Mobilizimi bie

Kohët e fundit nuk ka pasur shumë njoftime mediatike për Aleksej Navalnyn. Protestat në rrugë, si në verën e vitit 2019, kur dhjetëra mijëra vetë dolën në rrugë kundër përjashtimit të kandidatëve opozitarë në zgjedhjet për parlamentin e qytetit të Moskës, nuk janë të mundura aktualisht për shkak të pandemisë. Navalny hoqi dorë nga mobilizimi kundër reformës së diskutueshme të kushtetutës, që i mundëson Putinit edhe mandate të tjera presidenciale. Edhe zbulimet pikante të historive të korrupsionit në sferat e pushtetit të politikës ruse janë bërë të rralla.

Një jehonë të madhe pati dokumentacioni  50 minutësh, ku ai tregon jetën luksoze të kryeministrit të atëhershëm, Dmitri Medvedev nga viti 2017. Videoja u klikua 35 milionë herë. Por nga fillimi i vitit vihet re një tërheqje e Navalnyt. Arsyeja mund të jetë edhe se projekti i tij i rëndësishëm, Fondacioni në Luftën kundër korrupsionit, FBK, i cili u shkri në mes të korrikut. Një firmë nga Moska, që furnizon shkollat me ushqim e hodhi atë në gjyq, pasi Navalny në një video e akuzon për korrupsion. Sipas vendimit, Navalny, Ljubov Sobol bashkëluftëtare e tij dhe fondacioni duhet të paguanin 29 milionë rubla ndëshkim për akuza ta pabaza, rreth 330.000 euro. Një shumë të tillë nuk mund ta përballojmë dot, tha ai, dhe bëri të ditur krijimin e një organizate pasuese. Edhe një veteran lufte e ka akuzuar Navalnyn për fyerje, gjë të cilin opozitari e sheh si të motivuar politikisht.

“Votim i zgjuar”

Por Navalny nuk është larguar tërësisht nga skena. Që nga viti 2018 ai ka ndjekur një strategji dyshe. Nga njëra anë ai kujdeset për kanalin e tij me video “Navalny Live” që në YouTube tërheq afër 2 milionë abonentë. Aty ai prezanton qëndrimet e tij për politikën. Për shkak se opozitari rus nuk ka qasje në mediat shtetërore, ai e krijon publikun, duke arritur madje disa miliona shikues, sidomos rusët e rinj. Strategjia tjetër është “votim i zgjuar”. Me këtë nënkuptohet mbështetja për kandidatët që e pengojnë ose vështirësojnë zgjedhjen e kandidatëve të partisë “Rusia e Bashkuar”. Navalny ka në të gjithë Rusinë rrjet përkrahësish.

(E akt.)Ndërkohë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka thënë, se Gjermania është gati të japë ndihmë mjekësore për kritikun e sëmurë të regjimit rus, Aleksej Navalny. “Kjo ofertë qëndron ende”, tha Maas. Por mjekët e spitalit Omsk, ku po trajtohet Navalny thonë, se gjendja e tij nuk është e stabilizuar, prandaj nuk do të ishte i këshillueshëm transporti. Qeveria gjermane përgatitet ndërkohë për trajtimin e opozitarit në rrezik jete, ka thënë të premten, zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert. Kancelarja Merkel është shprehur e tronditur pë rastin, ku pjesërisht dyshohet për helmim. /DW

Tags: kunderNavalnyPutinVideo

JU SUGJEROJME

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut
Aktualitet

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut

03/03/2023
Next Post
Tre raste pozitive me koronavirus në Përmet

Zyrtari i OBSH: S’ka nevojë për masa shtesë në Evropë, mund ta menaxhojmë virusin

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In