Bëri bujë largimi i velinës së emisionit “Stop”, Alesia Bami, pasi ajo u shfaq pa marrë leje, në një emision të një televizioni tjetër.
Largimi i saj u shoqërua me sulme të ndryshme, ku Alesia deklaroi në intervistë se nuk ishte në dijeni të kontratës së punës.
Ndërkaq, vetëm pak ditë pasi është larguar,raportohet se balerina do të shfaqet në një tjetër ekran televiziv.
Sipas ‘Syri.net’ shumë shpejt Alesia do t’i bashkohet stafit të “E diell” në “Top Channel”, ku do të bëjë rubrikën e llotarisë.
Qe kur moderatoret bejne edhe skllavopronarin ne Shqiperi? Cfare turpi. Pervec faktit qe te dy moderatoret jane bere si llaxore, llafazane te tmerrshem por jane kthyer edhe ne vjehrra te keqija qe nuk lene njeri pa marre neper goje, behen xheloze edhe per vajza te reja, te bukura e me perspektive.