Alfred Peza: 10 librat që duhet të merrni me vete me pushime

Librat e Verës

Shkrimtari dhe gazetari Alfred Peza i njohur për pasionin e tij për leximin, vjen më poshtë me 10 libra që i rekomandon si librat që mund t’i merrni me vete këto pushime.



1.- Martin Amis

Libri: “Treni i natës”.

Nuk është libri që kritika do ta vlerësonte si më të rëndësishmin e Martin Amis, njërit prej autorëve më në zë të letërsisë bashkëkohore. Por, është një libër ideal për të kaluar disa orë të vlefshme, sidomos për të gjithë ata që mund ta kenë takimin e parë me Amis. Për më tepër, që “Treni i natës” është romani i tij i parë në gjuhën shqipe. Ngjarjet e librit na çojnë në Brooklin e sotëm, përmes një historie që mer trajta universale, kus secili prej nesh mund të gjendet pa e kuptuar, edhe vetë i  përfshirë brenda tij. Kontradiktat dhe dramat bashkëkohore, si dhe çështjet më sensitive të shoqërisë së sotme, mund ti gjeni tek pena e mjeshtrit. Më pëlqejnë shkrimtarët e angazhuar në jetën social- politike. Amis nuk është indiferent ndaj temave më polemizuese të kohës që po jetojmë, si emigracionit në SHBA apo terrorizmi ndërkombëtar. “Treni i natës” është një histori që lexohet lehtë duke qenë në shezlong buzë detit, në udhëtim me avion apo I strukur diku në një hije pemësh apo dhomë të freskët. Eshtë një libër jo voluminoz. Dashuria, vetëvrasja, dhuna, incesti, janë brenda këtyre faqeve që ju presin ti zbuloni.

2.- Ismail Kadare

Libri: “Mëngjeset në Kafe Rostand”

As shkrimtari shqiptar më I njohur ndërkombëtarisht, nuk mund ti shpëtonte dot mallkimit tonë kolektiv, për të qenë pjesë e institucionit të kafeneve, si një mënyrë jona e kulturës së jetesës. Shqipëria ia kalojë edhe Spanjës duke u bërë shteti me më shumë bar-e për frymë të popullsisë, sepse shqiptarët kalojnë mesatarisht disa orë në ditë në to. Jo vetëm për të kluar kohën, për tu takuar me miqtë, për të bërë thashetheme, por edhe për të bërë biznes, takime familjare, për tu “argëtuar”, dashuruar, etj. Por, ndryshe nga shumica prej nesh, Ismail Kadare prej shumë e shumë vitesh zgjodhi “Rostand”, një prej dy tri kafeneve më të njohura për intelektualët në Paris, ku shkruante çdo ditë, derisa kujtimet e lidhura me të I përmblodhi në një libër. Them shkruante, sepse menjëherë pas botimit të “Mëngjeset në Kafe Rostand”, shqiptarët e mësuan se ku mund ta gjenin, derisa e detyruan që të ndërronte përsëri kafene. Në pamundësi për të qenë pjesë e shoqërisë së tij, lexoni kujtimet, letrat, sinopset, shënimet, portretet, idetë dhe gjithçka tjetër që kandidati shqiptar I Nobelit në letërsi, ka hedhur në librin e tij.

3.- Khaled Hosseini

Titulli: “Gjuetari I Balonave”

Kur disa vite më parë, Enkel Demi do të më sygjeronte që të lexoja këtë libër, pyetja instiktive që bën gjithkush kur has për herë të parë një emër të pa tingëlluar, është: Kush është ky? Vetëm pasi e lexova librin e sapo dalë në shqip, me një frymë, e kuptova që sapo isha njohur me një fenomen të ri letrar, I cili kishte hyrë në letërsinë botërore plot zhurmë, në mënyrën më atipike të mundshme. Vetëm një mjek si Khaled Hosseini që shërbente në një spital të Kalifornisë, por I rritur si pothuajse gjithë fëmijët e botës duke ngritur balona në Afganistan, mund ta kuptonte se çdo të thoshte që Talibanit ta ndalonin e fluturimit të lodrës më të pafajshme të botës. Ndaj suksesi I librit ishte I jashtëzakonshëm, në një botë ku ekstremizmi, vazhdon të jetë një nga rreziqet më të mëdha që I kanoset gjeneratës sonë. Iu riktheva këto kohë faqeve të librit, dhe më tingëlloi po aq I freskët sa edhe rreth 15 vjet më parë, kur ai u botua për tu përkthyer më pas në dhjetra gjihë të botës dhe të ekranizohej. Fati I Tomkës me shokët e tij, nuk është shumë I ndryshëm nga ai I Amirit dhe Hasanit tek “Gjuetari I balonave”. Kohët ndryshojnë, por me sa duket, bota mbetet e njëjtë. Edhe ne, pavarësisht se rritemi, asnjëherë nuk do arrijmë që ta nxjerrim fëmijën dhe lodrat e tij, brenda nesh.

4.- Dritëro Agolli

Libri: “Zhurma e erërave të dikurshme”

Nëse nuk do të kisha shkruar tregimet e “Zhurmës së erërave të dikurshme” ndoshta nuk do të isha ky që më njohin të gjithë… Me këto fjalë ma përshkroi Dritëro Agolli, në një nga takimet tona gati të përvitshme gjatë pushimeve verore në Pogradec, kërshërinë time për përmbledhjen e tij me tregime e novela, që ia vlerësoja aq shumë. Një vlerësim që po kërkonte të zbërthente enigmën e fatit të një libri që të vjen sikur të ishte shkruar sot, por për të cilin kurrë nuk është folur e ndoshta nuk do të flitet asnjëherëkurrë, sa për “Njeriun me top” apo “Shkëlqimin dhe rënien e shokut Zylo”. Ribotimi I librit, është një mundësi për të gjithë ata që nuk e kanë lexuar ende, për të gjithë ata që e humbën mundësinë për ta takuar autorin në gjallje, por edhe për të tjerët që do të donin të shijonin bashkë me pushimet, një libër që nuk duhet humbur, ndër ato të paktët që gëzojnë me sa duket vetinë e verës. Sa më shumë që kalon koha nga momenti I botimit, aq më të mirë bëhen. E bashkë me letërsinë e Agollit, do të kuptoni edhe më mirë, se përse ai vetë mendonte se “Zhurma e erërave të dikurshme” e kishte shënjuar jetën e tij të letrave.

5.- Ylljet Aliçka

Libri: “Valsi I Lumturisë”

Eshtë romani ku mund të lexojmë fatin tonë, fatin e çdo familje shqiptare, e çdo të afërmi dhe shumë të dashurve tanë, që kanë bërë gjithçka në 30 vitet e fundit, për ti shpëtuar izolimit. Eshtë një libër me mesazh universal, jo vetëm për fatin e njerëzve në shoqëritë dhe shtetet e mbyllura. NJë libër që tingëllon sa nostalgjik për të djeshmen tonë të afërt, aq edhe real për të sotmen dhe pse jo edhe për të ardhmen, ku ende shumë e shumë të rinj e të reja kryesisht, kërkojnë që të shfrytëzojnë hapjen si shtet, për ti shpëtuar f atit të parashkruar në një shoqëri të mbyllur si jona. Shqipëri, dhjetor 1985: familja Popa, e përbërë nga katër motra dhe dy vëllezër, u strehua në ambasadën italiane në Tiranë, duke kërkuar azil politik. Shteti totalitar shqiptar pësoi një tronditjen e pasrë të madhe. Një ngjarje e pashembullt për të gjitha vendet ish-komuniste. Të strehuar në dy dhoma të ndërtesës, përjetojnë shpresë, zhgënjime, ëndrra të një dasme “sipas mënyrës italiane” dhe vuajtje psikologjike. Derisa pas 5 vjetësh negociatash ndërkombëtare, ia dolën për të realizuar ëndrrën e tyre perendimore.

6.- Maks Velo

Libri: “Përkthyesi”

“Në burg kishte karaktere të ndryshme. Ishte një botë më vete që mundohem sa kam mundësi ta zbërthej. Sigurisht që letërsia e burgut ka shumë gjëra të mira, sikurse ka edhe pjesën më të madhe një letërsi individuale për të treguar jetën e tyre, por pa këtë letërsi nuk mund të kuptojmë diktaturën. Pa disa nga këto vepra të rëndësishme nuk mund të kuptohet diktatura. Arti ka një forcë direkte që është mbi dokumentet”. Këto ishin disa nga fjalët që mediat cituan nga autori I përmbledhjes me tregime Maks Velo, gjatë promovimit të librit të tij të ri. NJë libër I UET Press dhe Mapo Editions, me kujtimet personale gjatë viteve të vuajtjeve në ferrin me emrin “Spaç”. Sapo e kam marë në duar botimin dhe menjëherë e kupton se shpejt do të bëhet pjesë e inventarit të leximeve të tua. Eshtë nga ato lloj librash që mund ta mbash mbi komedinë apo në bagazhin e udhëtimeve, edhe nëse ke nisur të lexos ndonjë libër tjetër. Jo të gjithë librat e kanë këtë veti, por edhe fat.

 

7.-  Preç Zogaj

Libri: “In Love”

Më poshtë po ju ofroj një nga poezitw e librit më të fundit të Preç Zogajt, me lirika dashurie. Me shpresën se 100 të tjerat, do ti lexoni dhe do ti shijoni bashkë me pushimet dhe dallgët e freskinë e detit.

Sytë e tu
Sytë e tu, sytë e tu!
Sa mirë e dinë sa e bukur je,
Sidomos kur zbret bujarisht kësaj jete
Për t’u barazuar me ithtarët e tu!

Ka qenë Afërdita, Kamadeva, Tanusha,
Këto gra pa varre,
Fantazi që prekin
Dhe u falin format e tyre
Të gjallave.

Sytë e tu, sytë e tu!
Misteri i tyre
Nuk e fsheh pemën,
Pemën tropikale ku dielli flijohet
Për puthjet e thjeshta.

Misteri i tyre nuk më fsheh mua;
Sado që habitem me mirazhin tim
Në kopshtin me liana të syve të tu.

Kur do të kujtohen sytë e tu
Se buka dhe paqja lypin ushtarë?
Kur mbyllen ata,
Unë përjashtohem
Në tokë të shkretë.

Fjalët vdesin në një poezi
Që kam zor ta shkruaj.

8.- Mark Tuein

Libri: “Aventurat e Hakëlberri Fin”

Eshtë një nga ato libra që na ka rritur, e pa të cilët nuk ka kuptim as fëmijëria e gjithkujt e as kapërcimi në rininë e hershme, për tu ndjerë më pas një I rritur në të gjitha kuptimet e kësaj fjale. Nëse ju vjen zor që ta rilexoni për nostalgji apo për çfarëdo lloj arësyeje tjetër, sygjerojani fëmijëve, nipërve apo mbesave tuaja. Nuk duhet të harrojmë se është romani i një fëmijërie të lumtur. E të mos harrojmë se Heminguej ka thënë: “Çdo roman modern amerikan vjen prej Hakëlberri Fin”. Eshtë romani i aventurave të dy çapkënëve, njëri i abuzuar nga prindërit dhe tjetri një skllav i arratisur, që përpiqen t’u shpëtojnë ligjeve të shoqërisë duke udhëtuar drejt lumit të Misisipit. Për disa është romani i ashpër satirik, të cilin Tuein e ka shkruar për të treguar ligësinë e diskriminimit racial, fanatizmin fetar, hipokrizinë, lakminë dhe shpërfilljen e shoqërisë ndaj kërkesave të standardeve kolektive. Jeta e thjeshtë e personazheve është vendosur në kontrast me jetën e elitës së asaj kohe. Një pasqyre edhe e kësaj kohe që po jetojmë edhe në Shqipëri.

9.- F. Scott Fitzgerald

Libri: “Getsbi I Madh”

Gjithkush mund të ketë shijuar pafund lojën e Leonardo Di Kaprios tek filmi I Hollivudit me të njëjtin titull. Një film me skena madhështore dhe lojë mjeshtërore. Por, sado I dashuruar që të jesh me kinemanë dhe me yjet e ekranit, kurrë nuk do të përjetosh historinë brilante të “Getsbit të madh” nëse nuk e lexon nga pena mjeshtërore e F. Scott Fitzgerald. E gjeni në çdo librari në gjihën shqipe, atë që vetë autori kishte paralajmëruar në vitin e largët 1922 duke na dhënë: “diçka të re- diçka të jashtëzakonshme, të bukur dhe të thjeshtë, por njëherësh të ndërlikuar në formë”. Pjesa tjetër është e njohur, por që ju rekomandoj që ta eksploroni e ta shijoni të gjithën vetë. Xhej Getsbi simbolizon disa nga tiparet më karakteristike të vendit të tij: paranë, ambicien, lakminë dhe premtimin për fillimin e ri. “Getsbi besonte në dritën e gjelbër, në të ardhmen që hapet vit pas viti para syve tanë e na rrëshqet nga duart. Po nuk ka rëndësi. Nesër do të vrapojmë më shpejt, do t’i shtrijmë krahët më larg … Dhe një mëngjes të bukur – ngjitja e Getsbit drejt lavdisë dhe rënia e tij bëhen një lloj përrallë paralajmëruese rreth ëndrrës amerikane”.

10.- Gustav Flober

Libri: “Zonja Bovari”

Sipas revistës “Time” është një nga 10 librat më të mirë të të gjitha kohërave. Për të gjithë ata që janë në kërkim të një letërsie të mirë, për ti shtuar edhe një dimension tjetër pushimeve të tyre verore, duhet të kuptojnë se është fjala për një histori që gjithkush duhet ta lexojë të paktën një herë në jetë. Autorit iu deshën 5 vjet për të plotësuar portretin jashtëmartesor të personazheve të vendosur në provincat e Francës. Në letrat që shkruante për të dashurën e tij, ai ankohej pafund për lodhjen që po i shkaktonin personazhet e novelës dhe se nuk arrinte të gjente paqen e duhur me atë që shkruante. Kur e përfundoi novelën, njihet shprehja e famshme e tij: “Zonja Bovari është e imja.” Shkruar me një stil të mrekullueshëm dhe me personazhe thellësisht të prekshëm, kjo novelë e Floberit dëshmon sesi dëshira për t’u ngjitur sa më lart mund të na nderojë ose shkatërrojë. Shtatori vjen shpejt, e bashkë me të edhe puna dhe projektet e reja. Ndaj, bëni mirë që të mësoni sadopak nga letërsia, për të mos gabuar në jetën reale.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252