Aktualitet

Alfred Rushaj: Vëzhguesit dhe numëruesit të mos tjetërsojnë vullnetin qytetar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:39 - 26/04/21 |
mapo.al

Nga selia blu, drejtori i fushatës së Partisë Demokratike Alfred Rushaj deklaroi se orët në vazhdim do të sjellin surpriza të pakëndshme për kundërshtarët politikë






Ai u bëri thirrje komisionerëve të mos tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë për ndryshim, ndërsa shtoi se qytetarët kanë votuar për ndryshimin.


 







“Siç ju kemi thënë që në fillim, numërimi i çdo vote do të konfirmojë vullnetin e shqiptarëve për Ndryshim. Sot, pamë konkretisht se si dy vende u rikuperuan, vende deputetësh. Vazhdimi i numërimit do të ketë të tjera surpriza të pakëndshme për kundërshtarët tanë.



Prandaj jam këtu sot për t’u bërë thirrje çdo komisioneri, çdo vëzhguesi, çdo numëruesi të cilës do parti, mos tjetërsoni vullnetin e qytetarëve shqiptar për ndryshim.

Ata kanë votuar për ndryshimin, ata presin ndryshimin dhe ne do ju sjellim ndryshimin. Faleminderit! Natën e mirë! Kalofshit mirë!”-u shpreh Rushaj.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas