Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani, pasi mori detyrën nga paraardhësi Nikolla Dimitrov u pyet nga gazetarët edhe për thirrjen e Ali Ahmetit nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë.
Bujar Osmani tha se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, një ndër liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është ftuar si dëshmitar nga Gjykata Speciale e Kosovës.
Kryetari i BDI-së, një muaj më parë konfirmoi se është thirrur nga Gjykata Speciale dhe se do të shkojë të dëshmojë.
Ahmeti pritet që nesër më 02 shtator dhe pasnesër 03 shtator të dëshmojë në Gjykatën Speciale të Kosovës.