Enkelejd Alibeaj tha se Partia Socialiste ka shkelur marrëveshjen, ndërkohë Taulant Balla, Kreu i grupit parlamentar i PS-së i’u përgjigj duke i bërë thirrje opozitës të vijojnë bisedimet dhe të depozitojnë kandidaturat.
“Kemi rënë dakord me të gjitha kriteret me parakushtet që ishin vënë aty, janë kritere të përcaktuar nga kushtetuta. Sa i përket procesit tre gjëra duhet të jenë themelore. E drejta e gjithë palëve për të propozuar, dakortësia ka qenë në raundin e dytë dhe tretë nuk do propozojnë dhe pastaj nëse nuk do jetë zgjedhur presidenti, e zgjedhim në raundin e katërt që duhet të vijën nga PS me firmat e grupit parlamentar. Jemi të gatshëm që të negociojmë emra, tre grupet e opozitës mund të vijën me emra. Ata ia kanë mundësitë të propozojnë dy kandidatë, ti depozitojnë dy kandidaturat jemi të gatshëm që sapi ti depozitojmë të ulemi e të vlerësojmë mundësinë e votimi, nëse ne dhe grup i parlamentar i PS do i vendosin t’i mbështesin. Kushtetuta është mbi çdo lloj marrëveshje dhe dokumenti tjetër, Dini gjë sesi mund të quhet dikush kandidat nëse ia nuk është depozituar me 20 firma mbështetëse”, tha Balla.