Aktualitet

Alket Arapaj vrau gruan, vajzën 3-vjeç e marrin dajat: Eja se do bëjmë një shëtitje






               Publikuar në : 12:13 - 12/02/19 |
mapo.al

Zbulohet të tjera detaje nga vrasja e Ervilma Seferit në Allias. Alket Arapaj e vrau bashkëshorten e tij në orën 6 të mëngjesit. Vajza e vogël 3-vjeç ishte në gjumë dhe ka dëgjuar zhurmat. Menjëherë fqinjët kanë lajmëruar Policinë dhe familjen e vajzës. Në banesë kanë shkuar dajat e 3-vjeçares dhe kanë larguar nga shtëpia vajzën e vogël.


Për të mos lejuar që vajza të shohë nënën e saj të gjakosur dhe të vdekur, dajat e kanë marrë menjëherë vajzën duke i thënë se “do bënin një shëtitje”.

Gardisti Alket Arapaj e qëlloi me pistoletën e shërbimit bashkëshorten e tij Ervilma Seferin. Shkak i vrasjes ishte fakti se 36-vjeçarja kërkonte të punonte, por Arapaj nuk e ka lejuar. Konflikti ka shkuar deri aty se gardisti ka nxjerrë armën dhe e ka vrarë.

Lexo më shumë:

Gruaja donte të niste punë, gardisti Alket Arapaj nuk pranoi dhe e vrau

Gardisti që vrau gruan: E kam një dashuri… vlerësoni familjen

Prind i një vajze, musliman dhe me gruan të mbuluar, kush është gardisti Alket Arapaj


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas