Mbrëmjen e djeshme, Alketa Vejsiu tha në “Dance With Me Albania”, se shumë drejtues të emisioneve në Tv Klan kanë bërë ankesa ndaj Orgesa Zaimit.
Me humor Alketa tha se Blendi Fevziu, Ardit Gjebrea dhe Rudina Magjistari ishin ankuar për zërin e lartë të Orgesa Zaimit.
“Unë kam marrë shumë vërejtje nga fonistët këtu në Klan, a mund ta ulësh pak decibelin.”, ka thënë Orgesa Zaimi.
Biseda në spektakël:
Alketa Vejsiu: Mamaq, kur kishe emisionin këtu, ke marrë ndonjëherë ndonjë letër ankimimi nga kolegët? Ndonjë letër poshtë derës?
Ermal Mamaqi: Përjavë merrja.
Alketa Vejsiu: Po kush ankohej më shumë për ty?
Ermal Mamaqi: Po kush të mundej, e kishin me radhë.
Alketa Vejsiu: Se është bërë nami për “Dance Albania”. Kemi patur një letër nga Fevziu, një tjetër nga Gjebrea, një nga Magjistari pasdite, edhe Luana Vjollca tani që është hyrja më e re në formacion. Ankohen të gjithë për ne.
Ermal Mamaqi: Për çfarë? Për orarin?
Alketa Vejsiu: Aludo njëherë ti pse..
Ermal Mamaqi: Padyshim që janë xhelozë që të gjithë.
Alketa Vejsiu: Jo i duam shumë që të gjithë. Ankohen se bërtet shumë Orgesa Zaimi, bërtet shumë.
Orgesa Zaimi: Unë kam marrë shumë vërejtje nga fonistët këtu në Klan, a mund ta ulësh pak decibelin.