Aktualitet

Alketa Vejsiu: Nëse ende i ke këta dy personat në jetë, je me fat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:57 - 27/03/20 |
mapo.al

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, pas një nate të stresuar, lidhur me situatën që është krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, ka bërë një shkrim në llogarinë e saj në “Instagram”. Sipas moderatores, duhet të reflektojmë për atë çfarë ne kemi në jetë dhe që janë vërtetë të vyer.



“Sot nëse merr ende një telefonatë nga nëna ose babai duhet të ndihesh me shumë fat!
Mendo për të gjithë ata qe i kanë humbur!
Për të gjjthë prindërit e ëmbël e të dashur, që na sjellin në jetë, që bëjnë mijëra sakrifica për të na rritur dhe edukuar, që me aq shumë durim duan nipat dhe mbesat; për të gjithë ata që ikin sot nga kjo botë “vetëm” pa pasur dorën e të shtrenjtëve afër në momentet e fundit, sepse Corona urdhëron kështu! Thjesht një mendim mëngjesi pas një nate të shqetësuar me shumë pikëpyetje për të panjohurën që kemi perpara që uroj të zgjidhet sa më pare për të gjithë”, ka shkruar Alketa Vejsiu në “Instagram”.


Si shumë kolegë të saj, edhe moderatorja e njohur është detyruar t’i ndërpresë aktivitetet e saj televizive për shkak të pandemisë.

See the source image


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas