Mesa duket Alketa Vejsiut nuk i mbarojnë “telashet” me komentuesit në ‘Instagram’. Ajo ndodhet në Hollandë dhe prej andej ka postuar një foto me tulipanë ku ka përcjellë edhe një mesazh për të gjitha fanset e saj vajza. Megjithatë, është pikërisht një fanse femër e cila i ka komentuar dhe ia ka prishur disi humorin.
Këtë herë një nga komentueset i ka shkruar se është duke bërë një shkelje teksa shfaqet duke këputur disa tulipanë. Alketa është kthyer e revoltuar dhe ka thënë se për këtë që është duke bërë ka marrë leje dhe se nuk është ajo që i prish imazhin Shqipërisë.