fbpx

Aktualitet

Alkool e gara shpejtësie në Tiranë-Elbasan, në 3 orë hiqen 17 patenta





               Publikuar në : 08:45 - 15/11/19 |
mapo.al

Aksi Tiranë-Elbasan është kthyer në një ‘pistë’ ku shoferët provojnë mjetet e tyre dhe bëjnë gara me njëri tjetrin, pavarësisht prezencës së shtuar të policisë me radar. 17 leje drejtimi janë pezulluar në vetëm tre orë kontrolli nga patrullat e policisë rrugore në këtë aks.


Sipas policisë, 11 leje drejtimi janë pezulluar për tejkalim shpejtësie mbi normat e lejuara, duke filluar nga 135-150 km/h, në kohë me fluks të plotë trafiku si dhe 7 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit .



Shkeljet e mësipërme janë kapur në intervalin kohor nga ora 20:00 – 23:30.



Etiketa: , , ,

Pas