Aktualitet

“Allahu Akbar”, agresori i ngul gërshërën në fyt ushtarit italian





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:35 - 17/09/19 |
ro ot

Një ushtar italian është goditur me gërshërë në fyt dhe shpatull nga 23-vjeçar, i cili qëndronte ilegalisht në Itali. Sulmi ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:45 në Piazza Duca d’Acosta në Milano. 23-vjeçari Jemeni Mahamad Fathe, bërtiti “Allahu Akbar” pasi u arrestua nga karabinierët italianë.


Ushtari 34-vjecar është dërguar me urgjencë në spitalin Fatebenefratelli dhe po trajtohet për lëndimet në qafë e shpatull. Sipas raportimeve, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.


Kanë nisur hetimet për të mësuar nëse sulmi ishte terrorist. Jemeni Mahamad Fathe po qëndron në paraburgim për plagosje dhe dhunë ndaj një zyrtari.




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas