Juventusi po kërkon një mbrojtës qendror me eksperiencë dhe me profil të madh ndërkombëtar për sezonin e ardhshëm. Ëndrra, si dhe objektivi parësor, mbetet Matthijs De Ligt i Ajax, i ndjekur nga Koulibaly dhe Marquinhos. Drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratici, ka siguruar tashmë Demiral dhe Romero, por nuk është i kënaqur.
Ndër alternativat e ndryshme janë edhe emrat e Savic, Manolas dhe madje Benatia. Ish-marokeni i Romës u largua nga “Zonja e Vjetër” në janar, për t’u transferuar në Katar, tek Al-Duhail. Një zgjedhje, që ishte kryesisht rezultat i marrëdhënies së vështirë me Massimiliano Allegri.
Ideja e rikthimit të tij në Torino nuk duhet të përjashtohet. Madje, tifozët bardhezinj nuk e përbuzin si mundësi, por e mbështesin atë. Lojtari postoi një foto me kombëtaren e tij para Kupës së Afrikës, por menjëherë nisën komentet, edhe të tilla si “kthehu te Juve” apo “të presim kampion”.