Sport

Allegri shpërthen ndaj mbrojtësit: Dy muaj nuk donte fushën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:30 - 19/04/19 |
ro ot

Gjatë konferencës së shtypit, para ndeshjes Juventus-Fiorentina, Massimiliano Allegri foli edhe për disa probleme, që duhej t’i përballonte gjatë sezonit. Në një moment lëndimesh të mbrojtësve të tij, trajneri i kampionëve italianë ia dedikoi një deklaratë Medhi Benatia. Mbrojtësi maroken, i cili në janar kërkoi transferimin për në Katar, tek Al-Duhail, duket se e kishte vendosur shumë më herët se çfarë do të bënte.


“Nga 1 dhjetori deri më 31 janar, pra dy muaj, Benatia nuk donte të dilte në fushë”, – shpërtheu Allegri. Në fakt, ndeshja e fundit e lojtarit në fjalë me fanellën bardhezi daton më 11 nëntor të vitit të kaluar, kur u pa në fushë në “San Siro”, kundër Milanit. Allegri këmbënguli sërish se dëmtimet, shpesh e kanë penalizuar Juventusin në momentet vendimtare të sezonit. Me këtë fakt e lidhi deri diku edhe eliminimin nga Liga e Kampionëve prej Ajax-it, duke specifikuar veçanërisht mungesën e kapitenit Chiellini në mbrojtje.





Etiketa: , , , ,

Pas