Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman kanë treguar së fundmi anën e tyre humanitare duke kontribuar në ndihmë të 50 nënave, si pjesë e një projekti të ambasadës turke në Shqipëri. Çifti ka dhuruar makina qepëse për 50 nëna me fëmijë jetimë, për t’i ndihmuar sadopak që të fitojnë të ardhura teksa punojnë me to.
Sipas revistës “Who”, Almeda dhe Tolgahan nuk kanë dashur që ky donacion të bëhej publik. Por bamirësia e çiftit, që shumë shpejt pritet të bëhen prindër, është bërë e ditur nga bashkëshortja e ambasadorit turk në Tiranë, Ajshegyl Yoruk.