Aktualitet

AMA: E kishim paralajmëruar Ora News, nuk ka urdhër për mbylljen





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:47 - 15/05/20 |
mapo.al

Autoriteti i Mediave Audiovizive reagon për gjobat dhe vendimin e ISSH për mbylljen e televizionit RTV Ora pasi sipas saj, në disa emisione janë thyer rregullat duke u ftuar më shumë se një person.


Sipas AMA-s, për rastin konkret, ka pasur një paralajmërim me tërheqje vëmendjeje ditën e mërkurë, 13.05.2020, nga AMA, për subjektin ORA News për shkelje të udhëzimeve të Aktit Normativ, në kuadër të vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga Covid-19.


“Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, dega Tiranë, më datë 14.02.2020, ka evidentuar shkelje të përsëritur nga ky subjekt audioviziv, për prezencë në studio të më shumë se dy personave, duke akorduar gjoba, bazuar në ligjin 15|2016 “Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive”, Aktin Normativ nr. 3 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohës zgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”, thuhet ndër të tjera në njoftim.


Njoftimi i AMA-s:


Nisur nga informacione dhe formulime të ndryshme mediatike, mbi vendimarrje të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA dhe Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, për mbyllje të subjektit ORA News, bëjmë me dije se, nuk ka asnjë vendim apo qëllim për mbylljen e ndonjë televizioni.

Për rastin konkret, ka pasur një paralajmërim me tërheqje vëmendjeje ditën e mërkurë, 13.05.2020, nga AMA, për subjektin ORA News për shkelje të udhëzimeve të Aktit Normativ, në kuadër të vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga Covid-19.

Më pas, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, dega Tiranë, më datë 14.02.2020, ka evidentuar shkelje të përsëritur nga ky subjekt audioviziv, për prezencë në studio të më shumë se dy personave, duke akorduar gjoba, bazuar në ligjin 15|2016 “Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive”, Aktin Normativ nr. 3 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohës zgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”.

Për këtë vendim ISHSH ka njoftuar me shkresë zyrtare AMA-n më datë 15.05.2020.

Autoriteti i Mediave Audiovizive Tiranë


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas