Aktualitet

AMA njoftim për mediat dhe TV-të: Jo më shumë se 2 persona të pranishëm në panele





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:08 - 11/03/20 |
mapo.al

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka publikuar vendimin në lidhje me masat parandaluese të ndaj përhapjes së koronavirusit ndësa njofton fton subjektet audiovizive që të kujdesen me përgjegjësi maksimale për personelin që angazhojnë brenda mjediseve të redaksive e studiove të regjistrimit dhe transmetimit.


Në njoftimin e saj, AMA shprehet se gjatë kësaj periudhe duhet të ndalohet prezenca e publikut të përqëndruar në programe televizive direkte ose të regjistruara.



Më tej theksohet se “në formatet informative apo forum, të mos ketë më shumë se 2 persona të pranishëm, duke respektuar distancat apo standardet që janë përfshirë dhe në udhëzimet që ka bërë publike së fundmi Ministria e Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.


Njoftimi i plotë
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, duke ndjekur situatën me përpjekjet që po bëhen për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, kujton subjektet audiovizive që të kujdesen me përgjegjësi maksimale për personelin që angazhojnë brenda mjediseve të redaksive e studiove të regjistrimit dhe transmetimit.

Në këtë periudhë të ndalohet prezenca e publikut të përqëndruar në programe televizive direkte ose të regjistruara.

Në formatet informative apo forum, të mos ketë më shumë se 2 persona të pranishëm, duke respektuar distancat apo standardet që janë përfshirë dhe në udhëzimet që ka bërë publike së fundmi Ministria e Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Shtimi i lidhjeve direkte, në distancë, mënjanon rreziqet e transmetimit të virusit.

Angazhimi dhe puna voluminoze e redaksive audio dhe audiovizive për raportimin dhe mbulimin e zhvillimeve në terren, duhet të marrë parasysh dhe shëndetin e personelit gazetaresk dhe mbështetës, për të mënjanuar efektet e padëshiruara nga raste të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Duke vlerësuar shëndetin e qytetarit mbi gjithçka, AMA, nga data 12.03.2020 do të monitorojë transmetimet audiovizive dhe për rastet e evidentuara të neglizhencave apo shkeljeve të kërkesave të mësipërme do të fillojë procedurat administrative.

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE


Etiketa: , ,

Pas